www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 DORUNTINA ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: DORUNTINA ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM   Fri Aug 20, 2010 9:01 pm


Doruntina zedhenesja me e fuqishme e femijeve tane ne mergim .Kryeredaktori i Doruntinës,z.RAGIP RAMA
,




Postim Doruntina zedhenesja me e fuqishme e femijeve tane ne mergim
“DORUNTINA”;ZËDHËNËSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM
Publikuar më datë 2008-08-11 10:07:42 nga moderatori admin1 | Lexime totale: 546
“Doruntina”mbushi dymbëdhjetë vjet përpjekjesh për të nxjerrë të vërtetën në shesh,për të mbrojtur integritetin kombëtar të fëmijëve tanë në mërgim. Një organ që ka fizionominë e dëshiruar, organ që preokupohet tërësisht me çëshjen kombëtare dhe fatin e fëmijëve tanë në mërgim dhe,si e tillë është përqafuar nga intelektuali, poeti, gazetari, mësuesi, nxënësi, prindi e bashkathetari anekënd diasporës.Numri i parë i”Doruntinës” u botua në shtator tëvitit 1996, në një kohë ku po bëhej qëndresë e një populli të shtypur, të copëtuar e të mashtruar, e një populli të cilin e shtrënguan për të heshtur, për të mbyllur kaptinën e fjalës së lirë, të drejtë e të guximshme. Në të gjitha poret e jetës, prangat shtrëngonin e ngulfatnin jetën e një populli që po kërkonte fjalën e lirë, lirinë, jetën.
Atëkohë, pra më 1996,shkrimtari,poeti dhe gazetari që tanimë jeton në Gjermani, z.Ragip Ramaj, mori një nismë të guximshme, por edhe mjaft të vështirë, mori mbi supet e veta një detyrë me peshë kombëtare. Nukmund ta fsheh se që në numrin e parë kur e shfletova këtë revistë, krijova bindjen e fortë se kjo do t´u qëndrojë tallazeve të jetës, do të mbijetojë dhe kështu edhe ia doli. Ajo rrugëtoi, rrugëtoi shumë, hulumtoi dhe gjeti fëmijët shqiptarë në çdo skutë të Evropës, iftoi në shoqërim që së bashku të mësojnë gjuhë e histori shqiptare, traditë e kulturë kombëtare…..
Por asnjëherë nuk harroi t’ua përkujtojë atyre se të huaj janë në këto vende dhe se atdheu i tyre gjendet në themelet e Ilirisë. Sot jam aq shumë i gëzuar dhe imallëngjyar, kur arrita të shfletoi numrin e tetëdhjetë të”Doruntinës”, revistën më të mirë për fëmijë që kam shfletuar ndonjëherë, revistë me të cilën po kultivohet një kulturë rrënjësore dhe e pastër për fëmijë, për gjeneratat e reja, familjen, shoqërinë dhe kombin.
“Doruntina” dhe shkollat shqipe në diasporë janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën, por revista “Doruntina” është më shumë se një mësuese për fëmijët tanë në mërgim. Këtë nuk po e them vetëm unë, këtë e kanë thënë shumë intelektualë, që këtë revistë e kanë quajtur, Abetare, lektyrë shkollore, histori, enciklopedi, dritare e hapur e atdheut etj,…por edhe thesar që mund ta ruash e ta lexosh kurdoherë.
Duhet pranuar deshëm apo nuk deshëm, se rritën e “Doruntinës”e kanë përcjellë shumë vështërsi, si mjetet e pamjaftueshme financiare për botimin e revistës,s ë paku njëherë në muaj dhe shpërndarja jo e mjaftueshme e saj, vështërsi që vazhdojnë ta përcjellin edhe sot. Padyshim ana tjetër pozitive nuk mund të lihet në harresë. Puna e mishëruar e kryeredaktorit Ragip Ramaj me revistën, materialet e zgjedhura, ashtu si kërkon shpirti i trazuar i fëmijëve në mërgim, që si duket artitekti i kësaj reviste e njeh fort mirë dhe e di se çfarë kërkojnë ata. Bashkëpunimi i shumë arsimtarëve, që kuptuan drejt misionine tyre kombëtar, prindër e intelektualë, u bënë hallka të forta, që po embanin të qëndroi deri më sot”Doruntina”. Revistës sonë kombëtare”Doruntina”, i uroj shënimin e përvjetorëve dhe veprimtarinë e saj të suksesshme,e ftojmë të shtegëtojë në rrugën e më tejme të diturisë, duke i dëshiruar një punë pa vështërsi e me suksese të reja. Apelojmë te lexuesit e sidomos te mësuesit tanë në diasporë, që ta përkrahin edhe më me forcë, në mënyrë që kjo revistë të kryej pa probleme misionin e saj kombëtar që ia ka shtruar vetes. Duke mbështetur këtë revistë, ne ndihmojmë çështjen tonë madhore, ndihmojmë fëmijët tanë që gjenden ballëpërballë me një epidemie të zezë, siç është asimilimi. Nëse përkrahim”Doruntinën”, ne do të shpërblehemi, sepse po ndihmojmë ardhëmërinë e fëmijëve tanë të shkollave shqipe në diasporë, sepse”Doruntina” është zëdhënësja më e fuqishme e fëmijëve tanë në mërgim, luftëtarja më e pakonpromis në mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi.

SHABAN CAKOLLI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
luani
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6389
Data regjis. : 16/01/2010
Location : Veq per ty lundroj....

MesazhTitulli: Re: DORUNTINA ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM   Wed Aug 25, 2010 5:31 pm

Urime dhe kisha me ju lut mos u lodhni shum hahahahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

DORUNTINA ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Diaspora Shqipëtare-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum