www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Elia Zaharia: Jeta ime ne oborrin mbreteror

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Elia Zaharia: Jeta ime ne oborrin mbreteror   Sat Aug 21, 2010 1:15 am


Historia e tyre e dashurisë është padiskutim një ndër më interesantet në historinë e çifteve VIP. Ndonëse, asnjëherë nuk kanë dashur të qëndrojnë në qendër të vëmendjes, fati i tyre ka qenë deri diku i paracaktuar dhe Elia me Princ Lekën II, kanë zënë me dhjetëra herë faqet e para të gazetave dhe revistave me historinë e tyre të dashurisë. Fejesa e tyre këtë qershor në qytetin e të dashuruarve, Paris, pati një jehonë të madhe në Shqipëri. Aktualisht, janë duke shijuar bashkëjetesën në oborrin mbretëror dhe duken shumë të lumtur për këtë fakt. Pushimet verore i kanë jo shumë të rregullta për shkak të impenjimeve të Princit, por pavarësisht kësaj, ata ja dalin gjithnjë të gjejnë kohën e duhur për t’iu përkushtuar njëri-tjetrit. Do të vijnë sot për të gjithë lexuesit e “Bluetooth”, përmes kësaj interviste të këndshme, Princ Leka II dhe Elia Zaharia, duke ndarë me ne momente të rëndësishme nga jetesa e tyre aktuale…
Ku jeni duke pushuar këtë verë?
Princi: Pushimet e mia, konsiderohen vetëm fundjavat. Ndërsa, Elia ka kaluar disa ditë në bregdetin e jugut. Gjithashtu, planifikojmë disa ditë në Pogradec. Dëshirojmë të marrim pjesë në ekspozitën e fotografisë, ku pjesëmarrëse është mikesha jonë dhe artistja e talentuar, Ledia Kostandini.
Cilat janë disa prej zbavitjeve tuaja verore? Argëtimi juaj i përbashkët?
Padyshim noti dhe lundrimi. Na argëton gjithashtu edhe fotografía artistike.
Princi: Këtë vit, pushimet po i kalojmë bashkë me disa miq, të cilët kanë ardhur enkas për të vizituar Shqipërinë.
I keni frekuentuar shpesh lokalet e natës?
Përgjithësisht, preferojmë qetësinë. Kjo, ndoshta edhe pasi lokalin e natës e kemi përballë shtëpisë me muzikë marramendëse gjatë gjithë vitit…Viti është mjaft i ngarkuar me punë, ndaj pushimet i shfrytëzojmë për të pushuar.
Vendet e tjera që preferoni për të pushuar?
Majorka dhe Karaibet. Ndërsa, për pushimet dimërore, na pëlqejnë alpet e Francës. Racletta dhe fondu përpara një oxhaku të ngrohtë, pas një dite në pistën e skisë, nuk ka të krahasuar.
Kjo verë ju ka gjetur ndryshe, tashmë të fejuar? Ka ndryshuar ndonjë gjë në marrëdhënien tuaj, tani që lidhja është zyrtarizuar?
Kjo është vera e tretë që kalojmë së bashku dhe ndjehemi gjithmonë e më afër njëri-tjetrit.
Cila është ajo surprizë që Princ Leka II, i ka bërë Elias, në këtë kohë pushimesh? Po surpriza e Elias, cila ka qenë?
Surprizat e këtij sezoni, janë gatimet që i ofrojmë njëri-tjetrit. Të dyve, na pëlqen të përgatisim, një tavolinë të këndshme ku të shpaloset talenti i secilit.
Kur kanë qenë pushimet e para për Princ Leka II? Po për Elian?
Princi: Në moshën 7-vjeçare, kam parë për herë të parë detin. Johanesburgu me detin kanë një distancë prej 600 km. Atëherë, shijova për herë të parë natyrën afrikane me parqet e saj të mbushura me kafshë.
Elia: Unë, pushimet e para duhet t’i kem patur që 1 vjeç, por nuk kam asnjë kujtim. Çdo vit, kam qenë pushuese e rregullt, dhe në mendjen time përzihen fragmente nga trenat që të çonin në Durrës, tunelet, ku të gjithë fëmijët e vagonëve bërtisnim me të madhe, piknikët poshtë pishave, ku secili, vinte mbi çarçafë tasa me gatime të ndryshme, prindërit që na thërrisnin të dilnim nga deti kur na nxihej buza, etj, etj… Kam nostalgji për fëmijërinë.
Marrëdhënia juaj me notin? Cili prej jush është notar i mirë?
Elia: Unë!
Princi: Jo,Unë!
Si reagojnë njerëzit kur ju shohin?
Më e keqja, na kërkojnë të bëjmë fotografi!
Çdo të thotë për ju të dy, të qenit personazhe publikë?
Të dy kemi lindur nga prindër, të cilët, kanë kontribuar, secili në fushën e tij, në formimin e historisë së Shqipërisë, kontribut politik apo kulturor. Secili prej nesh, ka ardhur me një mision. Të dy, i qëndrojmë besnikë këtij misioni në shërbim të vendit tonë.
Sekretet e jetës së një princeshe
Pas pushimeve verore, cilat janë disa prej projekteve të afërta të Elias?
Kam shumë projekte, së bashku kemi folur shumë rreth kësaj teme. Prej vitesh jam shkëputur nga karriera në Shqipëri, megjithatë jam optimiste dhe mendoj që do ta gjej veten edhe këtu në planin profesional.
Mendoni se jeni e arrirë profesionalisht?
Kemi shumë rrugë, përpara nesh. Jemi të rinj, dhe kemi shumë për të mësuar.
Tani që jeta juaj, lëviz mes Tiranës dhe Parisit, mendoni për një rikthim përfundimtar në Shqipëri?
Mendoj që në ditët e sotme, distancat janë fiktive, për tre orë, mund të jesh në Vlorë, ashtu sikurse edhe në Paris. Çdo të thotë përfundimtar? Nëse bëhet fjalë për një bazë, ajo padyshim është në Shqipëri, ama kjo nuk e përjashton, mundësinë e projekteve të ndryshme edhe në Francë.
A jua kufizon jetën tuaj, të qenit e fejuara e princ Leka II?
Nuk kam ndjerë, kufizime. Ajo çka, çdo familje e mirë kërkon, është një sjellje e përmbajtur, dhe këtë edukatë e kam marrë edhe në familjen time. Mund të them, se jam ambientuar me jetën e oborrit.
Sa e sinqertë është Elia ndaj Princit Leka II?
Së bashku, diskutojmë për çdo problem. Leka, është i kuptueshëm dhe natyrë tolerante, ndaj që në fillim, jam ndjerë rehat pranë tij. Në radhë të parë jemi miq!
Cilat janë disa prej temave, që zënë më shumë vend në bisedat tuaja?
Problematika të përgjithshme, situata e vendit, flasim për takimet, që secili, ka patur gjatë ditës.
Cilat janë anët më të forta dhe më të dobëta të karakterit tuaj, Elia?
Më e forta: Përshtatja
Më e dobëta: Toleranca.
Cili është ai tipar që vlerësoni më shumë në karakterin e Princ Leka II?
Besnikëria ndaj punës dhe njerëzve që e rrethojnë.
Momenti më i vështirë, por edhe më i bukuri në jetën tuaj Elia?
Momentet më të vështira, kanë qenë ndarjet në aeroporte me njerëzit e mi gjithë këto vite. Gjithashtu, edhe humbja e dy gjyshërve, kur isha larg. Nuk mund të vija, pasi isha me provime dhe gjithë dhimbjen e jetova vetëm. Dhe momentet më të bukura, takimet në aeroporte me familjen dhe Lekën.
Princ Leka II: “Dita ime mes zyrave të ministrisë dhe oborrit mbretëror”
Si nis një ditë e zakonshme për Princ Leka II?
Në zyrën e ministrisë dhe të oborrit.
Ndjehet komod, Princ Leka II, si këshilltar i ministrit Basha?
Ndjehem mjaft komod, dhe me fat, që punoj pranë një njeriu aq të përkushtuar ndaj çështjes shqiptare. Mendoj, që ministri Basha, është element mjaft pozitiv dhe dinamik në qeverinë aktuale.
Çfarë vlerësoni më shumë te Elia?
Mençurinë dhe talentin e saj.
Çdo të thotë të jesh i lumtur, për Princin Leka II?
Lumturinë e ndjej, pasi, kapërcej një sfidë. Njeriu, duhet të lodhet për t’ia ditur vlerën, asaj që fiton.
Beson se gjërat vijnë kur ne nuk i kërkojmë? Jeni një person, që i kërkoni gjërat apo i lini në dorë të fatit?
Mendoj që, fati luan rolin e tij, por duhet të dimë t’i luajmë letrat në favor të fatit.
Cila janë disa nga pasionet e Princ leka II?
Historia, politika dhe sporti.
Çfarë raporti keni me babain tuaj? Ju ndodh të këshilloheni shpesh me të, për çështje të ndryshme?
Këshillohem me babain për çdo vendim të rëndësishëm. Mendimin dhe fjalën e tij e vlerësoj mbi çdo gjë tjetër.
Kur shihni sot jetën tuaj, ndjeheni i realizuar në gjithçka?
E mirëpres këtë pyetje, kur të jem në moshë të thyer!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Elia Zaharia: Jeta ime ne oborrin mbreteror

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum