www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ish-gruaja e Tiger Woods: Kam kaluar ferrin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Ish-gruaja e Tiger Woods: Kam kaluar ferrin   Sat Aug 28, 2010 9:56 pm


Dikur ishte një modele e zakonshme nga vendet nordike dhe më pas një bebisister. Por nga hirushe, u shndërrua në një princeshë të vërtetë, pas martesës me të famshmin e golfit, Tiger Woods. Por nuk ishte e thënë që përralla të mbaronte me thënien e famshme, sepse gjatë këtij viti, çifti vetëm i lumtur që nuk ishte…

Nëse mendoni se Tiger Woods ka përjetuar nëntë muaj shumë të vështirë, duke u përpjekur që të vendoste rregull në martesën e tij të shkatërruar me tashmë ish-bashkëshorten Elin Nordegren, ajo nuk është asgjë me atë që ka hequr 30-vjeçarja. Pas një periudhe të vështirë familjare, e përballur befas me tradhtitë “zinxhir” të bashkëshortit, të cilin e dinte burrin më të ndershëm në botë dhe mbi të gjitha, pasi ka marrë divorcin prej tij, vajza nordike vendosi që të thyente heshtjen për skandalin më të madh seksual të vitit. “Kam kaluar ferrin”, ka deklaruar Elin në fillim të një interviste që dha për median amerikane. Divorci i saj nga lojtari më i famshëm i golfit të të gjitha kohërave u zyrtarizua të hënën, por tashmë situata duket shumë më e qetë nga ajo e përjetuar në fillim të këtij viti, kur ndjenjat e inatit, tërbimit dhe hidhërimit nuk i hiqeshin nga shpirti. Përballja me zinxhirin e pabesive bashkëshortore të të shoqit ishte tronditëse, siç do të kishte qenë për çdo grua tjetër në vend të saj. Stresi i shkaktuar nga një situatë që në fakt u bë publike dhe e mori vesh e gjithë bota, i kushtoi shumë edhe nga ana shëndetësore. “Nuk kam vënë gjumë në sy për një kohë të gjatë, flokët nisën që të më binin dhe humba shumë në peshë”. “Fjala e tradhtuar nuk ishte e mjaftueshme për të përshkruar situatën në të cilën ndodhesha. Kam kaluar ferrin. Është e vështirë që një ditë të bukur, kur mendon se ke jetën që ke ëndërruar gjithmonë, familjen dhe një burrë që të do, të zgjohesh dhe të shohësh se gjithçka është një gënjeshtër, një gënjeshtër e madhe që e ke jetuar për vite me radhë dhe ti nuk ke mundur as të kesh intuitën më të vogël për atë që po ndodhte. Kam kaluar situata mosbesimi te vetja, madje tek aftësitë e mia mendore dhe inteligjenca ime. Mbi të gjitha, më dhembte ideja e humbjes së familjes që aq shumë e desha për fëmijët e mi”, ka rrëfyer Elin. Intervista që ajo ka dhënë është deklarata e parë publike që ka bërë që pas plasjes së skandalit nëntorin e kaluar, kur Woods pati një përplasje në makinë në shtëpinë në të cilën jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët. “Gjëja që më bëri të vuaja më shumë ishte fakti që nuk kisha dyshuar kurrë, as për gjënë më të vogël se Tiger kishte të dashur. Unë isha një pjesë të madhe të kohës në shtëpi, me shtatzënitë njëra pas tjetrës dhe e zënë me shkollë. U ndjeva një budallaqe e vërtetë kur doli e vërteta në shesh dhe u ndjeva keq se si nuk kisha mundur të kisha as intuitën më të vogël në këtë rast. Në fakt u ndjeva e tradhtuar edhe nga shumë njerëz që i kisha pasur rreth vetes që, edhe pse dinin gjëra, nuk më kishin vënë kurrë në dijeni”.

Ish-bashkëshortja e Woods i ka mohuar ndërkohë, me shumë bindje, lajmet që dolën se e ka goditur të shoqin me një shkop golfi, natën kur mori vesh për tradhtinë më të dashurën e parë, e cila ishte një punonjëse e një klubi nate. Por Elin nuk mund ta merrte me mend se ajo do të ishte vetëm e para e një vargu të gjatë të dashurash të të shoqit, me disa prej të cilave ai kishte pasur, sipas thashethemeve, histori të vërteta dashurie dhe jo vetëm flirte kalimtare. Bëhet fjalë për një periudhë trevjeçare, gjatë së cilës Woods ka kaluar një kohë të gjatë jashtë shtëpisë nëpër turnetë e golfit. “Brenda dhe jashtë shtëpisë sonë nuk ka pasur kurrë asnjë shenjë dhune, edhe në momentet më të rënda që kemi kaluar gjatë nëntë muajve të fundit, që kanë qenë më të tmerrshmit në jetët tona dhe të fëmijëve tanë. Spekulimi se unë e kam qëlluar Tiger me një shkop golfi në kokë, duke e dëmtuar dhe dërguar në spital, nuk është i vërtetë dhe, mbi të gjitha, për ata që na njohin, është qesharak. E vërteta është se Tiger e la shtëpinë atë natë, sepse ia kërkova unë, duke qenë se isha e tërbuar nga lajmi që e mora vesh përmes mediave dhe që ai ma konfirmoi. Madje, ai qëndroi për disa kohë jashtë shtëpisë dhe unë u shqetësova për të dhe vendosa që ta kërkoj. Atëherë e gjeta në makinë të goditur dhe ajo çka bëra, ishte që të ta nxirrja dhe ta çoja në spital. Të mendosh për diçka tjetër do të ishte shumë e gabuar”, thotë ish-gruaja e Woods në vijim të intervistës.

Intervista e saj e gjatë me revistën “People” vjen krejt e papritur duke qenë se ajo ka nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti për jetën e saj në këmbim të së cilës ka marrë 100 milionë dollarë nga ish-bashkëshorti. Ndërkohë që në marrëveshjen paramartesore ajo kishte pranuar se, në rast ndarjeje, do të pranonte vetëm 20 milionë dollarë nga Woods. Përveç kësaj, ajo ka qenë gjithmonë një grua shumë e kufizuar për deklaratat publike dhe gjithmonë e rezervuar për sa i takon jetës private. Por duket se e ka gjykuar që të japë versionin e saj për ndjenjat e përjetuara gjatë muajve më të vështirë të familjes Woods. Në fund ajo shpreson që një ditë ta falë Woods, por është e bindur se falja kërkon kohë. Ndërkohë jetën do t’ia kushtojë rritjes së fëmijëve, përfundimit të shkollës për psikologji e ndërgjegjshme që ka humbur një gjë shumë të rëndësishme, që sipas saj, as paratë nuk do të mund ta kthenin më.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Ish-gruaja e Tiger Woods: Kam kaluar ferrin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum