www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ivanoviç: Mund ta ndryshojmë rezolutën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Ivanoviç: Mund ta ndryshojmë rezolutën   Tue Aug 31, 2010 1:57 am




Autoritetet serbe kanë pranuar të rihapin çështjen e projekt-rezolutës për Kosovën të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pas një trysnie diplomatike të një numri vendesh anëtare të BE-së.
Mirëpo zyrtarët serbë thonë se asnjë rezolutë e re nuk mund të ndryshojë qasjen e Serbisë ndaj “tërësisë tokësore” të saj.

Sekretari i Shtetit në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, i tha BBC-së në shqip se po kërkohet një rrugëdalje me BE-në për rezolutën e cila, sipas tij, nuk do të ndryshojë shumë.

Ai tha se bisedimet me diplomatët evropianë kanë të bëjnë më shumë me një marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare për hapat pas miratimit të projekt-rezolutës në OKB.

Përpjekjet për ndryshimin e projekt-rezolutës serbe kanë hyrë në një fazë kyçe dhe diplomatë të BE-së po bëjnë ece-jake diplomatike në Beograd.

Javën e shkuar shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, ndaloi në Beograd e Prishtinë, të martën sekretari i Jashtëm Britanik William Hague viziton Serbinë, dhe ndryshimi i tekstit të projekt-rezolutës serbe është temë qendrore.

Oliver Ivanoviq i tha BBC-së se është mençuri politike që në prag të votimit të provohet të mblidhet një numër sa më i madh i mundshëm i atyre që e mbështesin këtë rezolutë. Atëherë votimi do të ishte i zakonshëm. Prandaj në këtë fazë, para nesh, mbetet që me anëtarët e BE-së, të cilat nuk janë pajtuar me projektin tonë të rezolutës, t′i harmonizojmë qëndrimet, por duke mos hequr dorë nga çështjet kryesore: kjo do të thotë bisedimet dhe qëndrimi ndaj statusit, këto janë dy çështje të cilat nuk mund të ndryshojnë.
Për kërkesat e vendeve të BE-së, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që dy çështjet kryesore nga rezoluta serbe të ndryshojnë - e para ka të bëjë me mendimin e GJND-së dhe e dyta me bisedimet për statusin, Ivanoviq tha se këto çështje janë objekt për bisedime dhe sigurisht që nuk mund të negociohen përmes shtypit dhe mediave. Ka ende kohë, dhe kanë mbetur edhe 10 ditë deri në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme dhe deri një ditë para fillimit çdo gjë do të jetë e hapur. Është çështje e sigurt se Serbia nuk do të heqë dorë nga "disa vija të saj të kuqe", që nënkupton se tërësia tokësore e Serbisë nuk mund të vihet në pikëpyetje përmes një rezolute, është shprehur ai.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të tekstit të rezolutës

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: Ivanoviç: Mund ta ndryshojmë rezolutën   Tue Aug 31, 2010 2:12 am

o zot,tersia tokesore e Serbise eshte larg nga ne,vetem grabitjen tone tokesore qe kan futur brenda vijave te tyre te kuqe,nuk eshte e vogel
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Ivanoviç: Mund ta ndryshojmë rezolutën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum