www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 9 ditë seks dhe ende e virgjër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: 9 ditë seks dhe ende e virgjër    Thu Sep 02, 2010 8:14 am

Bathore - 9 ditë seks dhe ende e virgjër..
Historia e rrallë e një studenteje fizike dhe një çifti nga Bathorja që nuk bënin fëmijë.

As vetë nuk e dinte si do t’i shkonte fati, kur një studente 21-vjeçare është paraqitur në polici për të denoncuar se është përdhunuar nga një 43-vjeçar.
Por, nga e gjithë kjo është zbuluar një histori rrëqethëse, që kishte filluar pas sherrit të një çifti, të cilët nuk bënin fëmijë. E pikërisht studentja është përdorur nga çifti me qëllim për të vërtetuar se kush ishte “fajtor” për këtë fatkeqësi. Në përfundim të “historisë”, pasi çifti është zënë me vajzën “e pajtuar”, ajo ka denoncuar se është përdhunuar. E megjithëse është vërtetuar se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale për nëntë ditë rresht me 43-vjeçarin, ka rezultuar nga ekspertiza mjekoligjore, se një nga gjërat më të rralla që jepen vetëm njëherë nga femra, virgjërinë, ajo e posedon akoma...



Zanafilla e historisë

Gjithçka ka nisur disa muaj më parë, kur një çift nga Bathorja, (A.M. dhe K.H.) ka shkuar për vizitë mjekësore në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ata kishin shprehur një shqetësim shumë të madh, pasi nuk mund të bënin fëmijë dhe kërkonin ndihmën e mjekëve për të parë se cili prej partnerëve kishte në të vërtetë probleme.
Duke kërkuar ndihmën e mjekëve, atyre u është dashur të shkojnë disa herë për vizita dhe kjo i detyronte që shpeshherë të uleshin në lokalet pranë maternitetit për të pritur radhën. Në një nga këto ditë, çifti është njohur me një studente fizike, 21-vjeçare. Gjatë bisedave me të, ata i janë hapur vajzës së re për problemin që kishin dhe duket se halli i ka miqësuar shumë të dyja palët.
Historia e njohjes me ta ka vazhduar edhe më tej, derisa burrë e grua e kanë ftuar vajzën e re në shtëpinë e tyre. Gjatë kohës që ajo kalonte me ta, është miqësuar edhe më shumë e sidomos me burrin 43-vjeçar.

Aventura e çiftit

Në një nga ditët e njohjes, mes çiftit ka plasur sherri dhe burri ka akuzuar bashkëshorten se ajo e kishte fajin se nuk bënin fëmijë. Sherri është ashpërsuar më shumë në ditët në vazhdim dhe pikërisht pas kësaj, burri ka përfituar të miqësohet më shumë me vajzën 21-vjeçare, duke i bërë edhe propozim të lidhet me të.
Edhe ashtu ka ndodhur. Më pas, A.M. i ka treguar të shoqes për veprimin që kishte kryer, duke u justifikuar se e kishte bërë atë hap që të shikonte nëse mikja studente do të ngelej shtatzënë apo jo. E gjitha kjo për të vërtetuar që nuk e kishte fajin ai, por edhe vetë mos të kishte më dyshime për aftësinë pjellore. Rreth një muaj më parë, 43-vjeçari e ka marrë studenten e fizikës në banesë, ku ndodhej edhe e shoqja, e në prani të saj ka kryer marrëdhënie seksuale. Vajza e re, pas disa ditësh u është shprehur se nuk kishte mbetur shtatzënë. Kështu, para fundit të vitit 2009, vajza e re ka shkuar sërish në banesën e çiftit pa fëmijë dhe aty ka qëndruar nëntë ditë.
Për nëntë ditë rresht, sikur të ishte veprimi më normal që kryente, 21-vjeçarja ka kryer marrëdhënie seksuale me 43-vjeçarin, madje disa herë brenda një dite. Në përfundim, vajza e re sërish nuk ka mbetur shtatzënë dhe kjo e ka acaruar 43-vjeçarin, të cilit i janë shtuar dyshimet mbi veten, për faktin që nuk bënte fëmijë me bashkëshorten. Në këto kushte, studenten e ka përzënë nga shtëpia, duke e kërcënuar se edhe ajo është shterpë...

Denoncimi në polici

Vajza e re, e fyer nga e gjithë kjo situatë, për të cilën dyshohet se do të shpërblehej me para, i është drejtuar Policisë së Tiranës. Rreth dy javë më parë, ajo është paraqitur në seksionin e marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe ka deklaruar se e kanë përdhunuar.
Ajo ka deklaruar për oficerin e policisë gjyqësore, se 43-vjeçari, emri i të cilit nuk publikohet, e ka përdhunuar duke shfrytëzuar miqësinë mes tyre. Fillimisht dëshmia ka qenë tejet bindëse, pasi vajza ka deklaruar se e kanë përdhunuar në banesë, ku edhe ka përshkruar gjithë ambientin. Më pas, ajo është dërguar tek ekspertët e mjekësisë ligjore, për të kryer aktet procedurale dhe për të vërtetuar shkencërisht përdhunimin.

Zbardhja e filmimit

Teksa pritej ekspertiza mjekoligjore për përdhunimin, oficerët e policisë kanë shoqëruar për të marrë në pyetje çiftin nga Bathorja. Ata janë shoqëruar në ambientet policore dhe në ambiente të veçanta janë marrë në pyetje veç e veç në lidhje me këtë denoncim. Burri nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij për përdhunim, duke u mbrojtur se nuk kishte kryer veprime të dhunshme ndaj vajzës.
Nga ana tjetër, gruaja e tij nuk ka duruar më dhe ka konfirmuar historinë e seksit mes burrit të saj dhe studentes në mënyrë të vullnetshme. Për të vërtetuar këtë, ajo ka nxjerrë celularin, ku mbante disa filmime gjatë aktit seksual mes burrit të saj dhe studentes së fizikës. E pyetur si kishte arritur të kryente këto filmime, gruaja ka treguar se ata kishin pranuar me vullnet të plotë, ashtu siç ajo kishte pranuar tradhtinë për të zgjidhur të vërtetën për problemin e shtatzënisë.

Seks me dëshirë

Policia ka sekuestruar pamjet me filmime të celularit dhe ua ka dhënë ekspertëve për vlerësim. Nga ato ka rezultuar se vajza e re nuk është përdhunuar, por ajo e ka kryer këtë akt me pasion dhe dëshirë. Nga ana tjetër ka ardhur edhe ekspertiza e parë e mjekësisë ligjore. Por pikërisht kjo ka shtangur hetuesit.
Në ekspertizë ka rezultuar se studentja është e virgjër. Dyshime të shumta u kanë ardhur në kokë oficerëve të policisë, por kur kanë parë filmimin disa herë janë bindur se vajza e re kishte kryer marrëdhënie seksuale me 43-vjeçarin. Në këto kushte është kërkuar edhe një herë ekspertimi, por sërish ka rezultuar i njëjti konkluzion. Mjekët kanë shpjeguar se kjo mund të ndodhë në raste shumë të rralla, për shkak të cipës elastike. Megjithatë, për të mos lënduar edhe vajzën e re, në bashkëpunim me prokurorinë, çështja është pushuar dhe nuk është dërguar për hetime të mëtejshme, pasi nuk ka rezultuar se ka përdhunim. Ndërkohë as 21-vjeçarja nuk po hetohet për kallëzim të rremë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
mandarina
Ylli Forumit
Ylli Forumit


Numri i postimeve : 4919
Data regjis. : 30/11/2009

MesazhTitulli: Re: 9 ditë seks dhe ende e virgjër    Mon May 09, 2011 7:41 pm

hauahuhauaha no koment
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Re: 9 ditë seks dhe ende e virgjër    Tue May 10, 2011 7:00 am

serjozisht no koment !
Spo qelloj un nqisi qika be pha

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
Egzon`k
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 10882
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 31
Location : N'Rrs

MesazhTitulli: Re: 9 ditë seks dhe ende e virgjër    Tue May 10, 2011 7:44 pm

Mashallah mashallah e mozomakeq =D
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: 9 ditë seks dhe ende e virgjër    Today at 9:31 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

9 ditë seks dhe ende e virgjër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum