www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Alketa Vejsiu: Bukuria nuk eshte vetem mbi lekure

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Alketa Vejsiu: Bukuria nuk eshte vetem mbi lekure   Sat Sep 04, 2010 9:08 pm



Prezanton spektaklin e miseve për herë të dytë duke pasuruar akoma më shumë bashkëpunimin me regjizoren e mirënjohur Vera Grabocka. Po çfarë e bën kaq të veçantë e të pazëvendësueshme Alketën në sytë e Verës dhe kaq të dashur për publikun? Na e shpjegon ajo vetë duke u rikthyer edhe pas në kohë me kujtimet e saj.
Rikthehesh në prezantimin e spektaklit “Mis & Mister Albania”. Si u ndjeve kur mësove se ishte zgjedhur pikërisht ti?
Në fakt në këtë bashkpunim tresh nuk është se priten oferta të reja, suspansa aprovimi kontratash ose jo. Missi ishte thjesht vazhdimi dhe pasurimi i bashkëpunimit që pasoi serialin e suksesshëm DWTH STARS. Megjithëse jam përpjekur gjithmonë te standartizoj marrdhëniet e mia të bashkëpunimit me profesionistët e industrisë se medias dhe produksioneve, mund të them se në rastin e Holtës dhe Verës, brinja ime në këtë trekëndësh është vendosur mirë dhe përputhet shumë mirë me dy të tjerat. Kjo mbështetje dhe përputhshmëri në mënyrën se si punojmë, pasionit që na bashkon, kërkesës së lartë për profesionalizëm, dashamirësisë dhe vlerësimit të ndërsjelltë, premton për të tjera projekte në vijim.
Kaq shumë bashkëpunime me regjisoren Vera Grabocka…A mendon se tashmë je bërë e pazëvendësueshme për rolin e prezantueses në spektaklet e saj?
Të tjerë emra do të vijnë e do të pasurojnë median shqiptare, jeta është një cikël. Mund të them që këto janë vitet e mia, vitet që projektoja kur isha fare e vogël dhe ndiqja serialet me shifrën 12. Kur realizohej “12 vallzime pa një të shtunë” , kam qenë vetëm 7 vjeç, në klasë të parë dhe më kujtohet se si me grishte dëshira t’u futur brenda atij ekrani të vogël, që për mua ishte sendi më i dashur i shtëpisë. Sot mund të them që falë Verës e kam marrë të plotë kënaqësinë dhe emocionin e kësaj pune, kam prekur ëndrrën time. Të fusësh këmbët në moshën 17 vjeçare në një industri që ka shumë të përbashkëta me luftën, me ashpërsinë, me intrigën, sigurisht që të duhet edhe fat për të mos rrezikuar deformimin e personalitetit ose për t’i shpëtuar shfaqjes meteorike që pësojnë shumë emra të rinj që lançohen në botën e spektaklit, e që pa plotësuar ciklin e shkëlqimit zhduken nga ekrani pa lënë gjurmë.
Çfarë është “Mis & Mister Albania” për ty? Çfarë emocionesh ndryshe të transmeton në krahasim me “Më shumë dashuri”, “Dancing with the stars”, “Gjeniu i vogel” etj?
Më kujtohet që tjetër ishte adrenalina kur prezantoja “Disco Lancio” apo “Një Këngë për Ty” në ”Top Albania Radio” pas provimeve të lirimit në moshën 14 vjeçare. Ideja që zëri im nga një aparat radioje kumbonte në plazhe, makina, mjedise me njerëz dhe zhurmë, shpërblenin lodhjen e një nxënëseje që kishte marrë përsipër më shumë se mundesitë reale në atë moshë. Tjetër ishte “Gjeniu i Vogël”, një program i paharruar ku qendra ishin fëmijet super talente dhe prindërit e preokupuar që rendnin për t’i ndihmuar.
Lot gëzimi dhe dhembshurie në “Më shumë Dashuri”, një program ndër më të vështirët që kam drejtuar. Serial impenjativ, por madhështor për mesazhin dhe vlerat e humanizmit që përçoi duke zgjidhur disa probleme njerëzish në nevojë e duke u bërë model i një solidariteti të pashembullt.
“Dancing with the stars” ishte art, performancë, ngjyra, drita, garë, ishte vallëzim me yjet, lart… shumë lart.
Dimë që ke ndjekur etapat e përzgjedhjes së djemve dhe vajzave në konkurim. Çfarë kriteresh keni pasur për ta?
Unë dikur kam qenë asistente në këtë spektakël, rreth të 18–tave kur prezantues ishte Ardit Gjebrea. Asokohe punoja në “backstage” gjithashtu me shumë përkushtim, kam shitur biletat e Pallatit të Kongreseve pa më të voglin kompleks si dhe zgjidhja vajzat dhe djemtë konkurrentë, kudo ku më dilnin personazhe simpatike përpara. Më kujtohet që në atë kohë ishte realisht e vështirë të sillje rininë në këtë konkurs. 80% e konkurenteve vajza pengoheshin nga familjet, ndërsa djemve ju dukej pa interes. Ndryshe e shoh sot tendencën e të rinjve shqiptarë për t’u angazhuar në televizion dhe tërësisht e transormuar mendësia e prindërve që shoqërojnë fëmijët edhe nga periferitë e largëta të Shqipërisë. E veçanta këtë vit është se të gjitha vajzat janë mbi 18 vjeç, tipar ky që i maturon konkurrentët në sytë e publikut. Kryesisht vajzat janë studente, ky kriter ka qenë element shumë i rëndësishëm përzgjedhës dhe ju garantoj që kurora edhe këtë vit do të shkojë përveçse tek një vajzë e bukur, mbi të gjitha tek një vajzë e mençur.
Ti vetë, duke i parë e njohur këto vajza, si i imagjinon mbase disa prej tyre sapo ky spektakël të përfundojë?
Të bukurat që janë edhe të mençura duhet ta përdorin si një pashaportë që të hap dyert përpara liberalizmit zyrtar të vizave (shaka). Me këtë dua të them që është një mundësi që të hap shumë dyer, është një çmim mbi vlerat dhe bukurinë. Dikush do ta linte si një titull në CV që do zërë pluhur në kohë, dikush mund t’i japë çdo ditë vlerë me punën dhe investimin personal. Është shumë relative kjo, por uroj që vërtetë t’i shërbejë të rinjve të kurorëzuar që kanë një detyrë shumë të vështirë dhe një përgjegjësi kuptimplote: duhet të mendojnë që në këto dy trofe duhet të ndihen të përfaqësuar të gjitha grate dhe burrat e bukur shqiptarë. (qesh)
Ti vetë vite më parë kur ishe e panjohur. E imagjinoje veten në ndonjë konkurs bukurie për të kaluar më pas në botën e televizionit?
Që të jem e sinqertë unë e kisha projektuar ndryshe strategjinë time për të hyrë në media. Doja fillimisht të zhvilloja një talent që bërtiste brenda meje: të flisja dhe të dëgjohesha. Pjesën më të madhe të kohës e kam shpenzuar në funksion të kësaj. Lexoja dhe studjoja që të pasuroja fjalorin për të qenë një prezantuese e spikatur, kisha një bllok ku shënoja fjalët e vështira që nuk kuptoja me përkthim shqip-shqip. Pamjen nuk mendoj se e kisha as pikë të fortë e as plan të parë. Pastaj u rrita dhe bashkë me rritjen u ndërgjegjësova siç ndodh në mënyrë të natyrshme me çdo femër. Transformimi që ka ndodhur me mua nuk është rezultat i të vetmit operacion të hundës, aq shumë të përfolur është përtej kësaj. Është një vendim që një grua merr për veten, është siguria që ndjen për disa vlera që nuk duken mbi lëkurë, është një sërë tiparesh sjelljeje dhe elegance, është dëshirë për t’u veshur hijshëm pa u dukur vulgare, është klas dhe klasi nuk është ujë. Kështu e kuptoj unë të bukurën: thjeshtë.
Së fundi, ti në mendjen tënde e ke përzgjedhur tashmë missin dhe misterin tënd të preferuar?
Ka shumë njerëz të bukur në këtë edicion. T‘ju them edhe një sekret tjetër. Konkurrentët që vijnë në këtë spektakël pësojnë një transformim të çuditshëm në 2 muajt e provave, ndoshta dëshira për t’u bërë të famshëm të zbukuron. Duke qenë se janë në një proces të vazhdueshëm transfomimi është e vështirë të spikasësh më të mirët. Por do kemi 2 përfaqësues shumë të mirë të Shqipërisë në eventet ndërkombëtare të bukurisë këtë vit: ju garantoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Alketa Vejsiu: Bukuria nuk eshte vetem mbi lekure

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum