www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Besimtarët mysliman festuan sot Fitër Bajramin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Besimtarët mysliman festuan sot Fitër Bajramin    Fri Sep 10, 2010 8:31 am



Besimtarë mysliman në mbarë botën po festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Me këtë rast myftiu i Kosovës Naim Tërnava, uroi besimtarët në Kosovë për paqe e dashuri.... Sot në mbarë Kosovën besimtarët e fesë islame kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe,” Sulltan Mehmet Fatih”, në Prishtinë. Me këtë rast Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava besimtarëve i’u drejtua me një mesazh ku mes tjerash i fton që të jenë sa më të bashkuar për të krijuar një shoqëri sa më të shëndoshë.

Qysh herët në mëngjes, Xhamia e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” dhe oborri i saj në Prishtinë ishte e mbushur me besimtarët e fesë Islame që dëshironin të jenë pjesë e manifestimit qendror.
Ky manifestim filloi me faljen e namazit të sabahit të cilën e udhëhoqi Musa Avdiu.

Më pas Xhelal Kaloshi lexoi disa pjesë nga libri i shenjtë i muslimanëve Kurani.
Programi vazhdoi me një ligjëratë me temën çka pas Ramazanit të mbajtur nga Dr.Adnan Ahmeti.

Pas disa Ilahive dhe Kasideve të interpretuara nga Xhelal Kaloshi manifesitimi vazhdoi edhe me një ligjerat tjetër të karakterit edukativ fetarë nga Mr.Ragmi Destani që ishte një uvertyrë e faljes së namazit të Fitër-Bajramit.

Saktësishtë në orën 06 e 46 minuta filloi edhe falja e namazit të Fitër Bajramit të cilën e udhëhoqi Kryeimami i Bashkësisë Islame Sabri Bajgora.

Në fund të kësaj ceremonie besimtarëve i’u drejtua me një mesazh Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili porositi besimtarët për të shtuar dashurin vëllazërore dhe për të qenë sa më të bashkuar që të ndërtojmë një shoqëri të shëndoshë.

Duke përfunduar mesazhin e tij, Naim Tërnava ftoi të gjithë besimtarët për harmoni e solidaritet.

Në fund të theksojmë se Kryetari i Bashkësisë Islame Naim Tërnava me bashkëpunëtorët ka organizuar pritje përurimi në ambientet e Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Besimtarët mysliman festuan sot Fitër Bajramin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum