www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rovena Stefa, sezoni i deshtuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
avatar

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 27
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Rovena Stefa, sezoni i deshtuar   Tue Sep 14, 2010 1:24 am




Ne të Bluetooth, u gjendëm krejt rastësisht në Durrës në fundjavën e kaluar, pikërisht më datën 29 gusht, kur këngëtarja shqiptare Rovena Stefa organizonte shown e fundit të saj të mbylljes së sezonit veror të këtij viti, duke përshëndetur kosovarët nga Peja, Gjakova, Prishtina, Prizreni… e duke kënduar vetë Rovena, në klubin e saj, live për të gjithë ata që do të linin pushimet.
E ta merrte mendja, se për një këngëtare si Rovena, klubi do të ishte mbushur plot me njerëz. Por sa hyje te një portë e sajuar, ku të priste e motra e Rovenës, të shfaqej një vend gjigand, me postera të Rovenës gjithandej, por që gjithë e gjithë brenda klubit, ishin vetëm nja 20 a 30 vetë.
Epo ndoshta me kohën do të vinin, dhe ky ishte mendimi i parë që të vinte në mend. Rovena këndonte e këndonte pa pushim, këngë nga Shqipëria e këngë nga Kosova, por askush nuk dukej te porta. Dhe me vete pyet se pse. Por sa përfundon birrën e parë, kërkon faturën: e c’të shohësh, një birrë te klubi i Rovenës kushton jo pak, por plot 7000 lekë. Ajo birra që me shumicë e me arka merret nga 700 lekë, te Rovena kushtonte 7000 lekë.
Ndaj shihje të ata pak vetë që ishin aty, e që normalisht nuk mbanin ramazan, të pinin ujë, e coca cola, e rrallë, ndonjëri prej tyre birrë. Ja pra ku e kuptoje menjëherë se çfarë kishte ndodhur me shoën e dështuar të Rovenës, që askush nuk e di pse kishte vendosur këtë sezon të abuzonte me çmimet. Sigurisht, dikush do të thotë se është lokali i saj, zgjedhje e këngëtares, dhe kush do ta dëgjojë live duke kënduar, do të duhet të pranonte edhe çmimet e kripura të klubit. Por njerëzit, që sot nuk janë “budallenj” e kishin bërë zgjedhjen e tyre. Thjesht, kishin bojkotuar klubin, dhe nuk e kishin begenisur këngëtaren. Vallë, do të aplikojë të njëjtën skemë Rovena edhe vitin që vjen? Këtë do ta shohim, por klubi i saj, ishte vendosur mirë, bash në qendër të plazhit të Durrësit.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Rovena Stefa, sezoni i deshtuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum