www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 60 përqind e kosovarëve pro bisedimeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: 60 përqind e kosovarëve pro bisedimeve   Wed Sep 15, 2010 3:29 am



Shumica e qytetarëve të Kosovës mendojnë që duhet të ketë bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, ka treguar një hulumtim i kryer në korrik nga Klubi për Politikë të Jashtme dhe Forum 2015.

Rreth 60 për qind e të anketuarve i kanë vlerësuar bisedimet e ardhshme si “të pranueshme”. Qëndrimi afirmativ ndaj bisedimeve vjen edhe si nevojë e kultivimit të marrëdhënieve me shtetet mike të Kosovës.

Klubi për Politikë të Jashtme dhe Forum 2015, të vetëdijshëm për mundësinë e fillimit të një raundi të ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë muajit të fundit kanë realizuar një hulumtim të opinionit për të matur disponimin e qytetarëve të Kosovës për procesin e paralajmëruar të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në një informatë shtypi të lëshuar nga këto dy organizata

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e aprovuar javën e kaluar, e cila përshëndet rolin e Bashkimit Evropian në facilitimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, konfirmon paralajmërimet për një proces të ri bisedimesh mes dy vendeve. Përveç faktit se do të ketë bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se ky dialog do të vendoset brenda kontekstit evropian, një listë elementesh mbeten ende të padefinuar, thuhet më tutje në komunikatë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, tanimë ka paralajmëruar një proces në të cilin do të definohen përmbajtja dhe formati i këtyre bisedimeve. “Tash jemi në bisedime me palët që të shohim se kur, ku dhe në cilin nivel do të nisin dialogun. Ne kemi ofruar të jemi mikpritës të këtij dialogu këtu në Bruksel, por u takon atyre të vendosin”, ka theksuar ajo.

Dhe përderisa të panjohurat e procesit të ri negociator, si përmbajtja, temat, vendi, formati kohor, përfaqësimi, ndërmjetësimi dhe të tjera mbeten për t’u definuar mes Prishtinës, Beogradit e Brukselit, është mëse evidente se ky proces nuk do të zgjasë përjetësisht. Andaj edhe zgjidhja e dilemave të brendshme dhe definimi i pozicioneve karshi procesit të bisedimeve duhet të trajtohen me seriozitetin më të lartë në Prishtinë.

Për t’i kontribuuar këtij debati, KPJ dhe Forum 2015 sjellin disponimin e qytetarëve të Kosovës për bisedimet e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, ku përfshihen qëndrimet e publikut kosovar ndaj dilemave ende të padefinuara të këtij procesi.

Të gjeturat kryesore

Shumica e qytetarëve të Kosovës mendojnë që duhet të ketë bisedime mes Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimi afirmativ ndaj bisedimeve vjen edhe si nevojë e kultivimit të marrëdhënieve me shtetet mike të Kosovës. Rreth 60% e respondentëve i vlerësojnë bisedimet e ardhshme si “të pranueshme”.

Kosovarët preferojnë që bisedimet të jenë të ndërmjetësuara, ndërsa SHBA-të dhe BE-në i konsiderojnë ndërmjetës të preferuar.

Kosovarët janë të ndarë në perceptimin se a jemi të përgatitur për këtë raund bisedimesh, por preferojnë që përfaqësimi të jetë sa më gjithëpërfshirës.

Shqiptarët dhe serbët e Kosovës pajtohen se çështja e të pagjeturve, lëvizja e lirë, veriu i Kosovës si dhe pozita e shqiptarëve në Serbi, duhet të trajtohen në këto bisedime, siç pajtohen se në këtë proces nuk duhet të diskutohet për statusin, ndarje apo hapje të Pakos së Ahtisaarit.

Hulumtimi, po ashtu, identifikon rritje të ndjeshme të masës që kundërshton bisedimet. Kjo mund të interpretohet edhe nga fakti se lideri më i preferuar për kosovarët del të jetë Albin Kurti. Rezultatet e hulumtimit, po ashtu, tregojnë se zgjidhja jo e duhur për veriun do të rezultojë me radikalizimin e veprimeve të qytetarëve.

Hulumtimi i opinionit është realizuar në korrik të sivjetmë, me një mostër reprezentative për Kosovën, me 800 respondentë.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: 60 përqind e kosovarëve pro bisedimeve   Wed Sep 15, 2010 4:05 am

Shqiptarët dhe serbët nuk kan çka të bisedojnë,përse të bisedojnë,kur serbët ishin vrasësit tanë në tokat tona,na i humben shume gjurme,deri ata te mos na njohin si shtet te pavarur,ne nuk jemi shtete fqinje me ta,pastaj po biseduam ata ne na mashtrojnë.Serbët janë mashtruesit më të mëdhenj në glob.Ata kanë pasur shpreseë se po shtin prap kosoven në duar.Ata i kan vjedhur arhivat tona,i kan përpunuar në atë mënyrë që pas dorëzimit të tyre ti nxisin shqiptarët në vëlla vrasëje vet të fërkojnë duart.Serbët mezi pritin të na fusin në rrugën e bisedimeve,ne nuk duhet të bisedojmë asesi me ta,pa njohur ata sovranitetin tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

60 përqind e kosovarëve pro bisedimeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum