www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 QAMIL FONIQI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: QAMIL FONIQI   Thu Sep 16, 2010 1:37 am

Qamil Foniqi u lind 24 janar 1950- tën në Llozicë-Përkorubë.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Drenas, studjoi Letërsi- Gjuhë shqipe në

Prishtinë.
Punoi gazetar në Radio-Prishtinë 11-të vjet, në programin Informativ ku afirmoi kulturën dhe

zhvillimin e saj në Kosovë.
Ishte bashkërealizues i ''Emisionin për bashkëatdhetarët tanë jashtë atdhéut'' si kreator i

rubrikës për fëmijë dhe rubrikave tjera afirmative.
Në Radio Prishtinë gjithashtu ishte autor i emisionit ''Karvani i fshatit'' realizator, Reportazhi i

radios’ dhe i emisionit ''Radio Posta'', emisione këto të cilat degjoheshin me kërsheri nga

degjuesit.
Me shkrime filloi të merret që në rini. Skruan prozë dhe poezi kryesisht për të rritur. Shkrimet e tij i

gjejmë të botuara në gazetën e studentëve ''Bota e Re'', pastaj në ''Zëri i Rinisë'', në revistën

kulturore ''Fjala'', në ''Jeta e Re'', dhe ''Jehona'' që botohej në Shkup e revista tjera në rubrikat

kulturore.
Ai është shpërblyer disa herë në konkurse letrare në poezi dhe prozë.
Me 1993-tën largohet nga Kosova dhe emigron në Holandë- Rotterdam ku edhe jeton me familje

.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: QAMIL FONIQI   Thu Sep 16, 2010 1:37 am

Poezi nga libri: Bagazhi i Ëndërrave
QAMIL FONIQI

TI VJEN LINDJE

Ti,
Liri
nisu për një- Lindje
mos thuaj
së s’me gjën
unë sa herë vdes
unë sa herë lindëm
Ty
emër të kam
Ti, me gjën kudo
në mure kalash,
me gjën largësive, nëper këngë shekujsh
Ti vjen -Lindje
me gjenë sargofag Dardan
ende i njom, i ëndërruar, i përlotur
për Arbërinë e copëtuar
Ti vjen - Lindje
Liri
hyrë në flakën time
rrugë bashk bëjmë
për një ÇATI
do me gjësh
shtrirë mbi Kosovë
i arrnuar në çdo pëllëmbë
gjak derdhur
vendlindja liri me peshon
Ti vjen- Lindje
mos u tremb
së me gjën kryeneq
i lindur
në besë,
në fjalët e etërëve
betimit të atdhéut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: QAMIL FONIQI   Thu Sep 16, 2010 1:38 am

KUR SHKRUANIM LETRA D…

Rruga e letrës u qit në harresë
e qarë nga koha
shlyer nga shiu
kush të sjell ?
postieri s’është më
një zë sikur me thrret
deri tek ti
vetëm një çmallje ta bëjë
larg shumë larg iku kohë, m’kujton
zgjohem në udhëkryq o zot cilës anë i takoj
pse u harrua së shkruari letra pse ?
në bebza lëshohet mall
rreke lotësh
diç sikur donë të thonë:
të dashurohemi apo të urrehemi
nuk qenka krejtë njësoj
tash
nata na rrugëton
nëpër dritën e yjeve
agu na lindë
të përgjumur
në rrugë harrese
nuk u shkruaka më letra dashurie
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: QAMIL FONIQI   Thu Sep 16, 2010 1:39 am

SHIU

Unë diçka vizatojë në ëndërra
rrokullisjeve që s’kanë fund
shi bie shi pas ngritët pluhur
së epilogu për një fije
me mbanë të gjallë
shpresën dot s’ma vret

sa larg qenkam tretur
o engjulli im i urtë
nëmes kristalesh
bukuri e stolisur
veq së s’thehesh në gjelozi
matan pritjes së qelqtë
lihet porosi digjet në brez
për ku ikën e shkon
o... xhevahiri i lalës
as vet së di
në ktë kohë që bie shi, shi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: QAMIL FONIQI   Thu Sep 16, 2010 1:39 am

NJOHJA ME POETIN
(biografia 1.)

Nën qiellin me dritë diellore plot mallengjim
kohës që rritë dhembje
bartë dhe lë vrragë deshirën e ndezur
në autoportretin e papërfunduar
ooo... a mund të pikturohet
tek rri trembur nën hijën e përhirtë
ku të mbanë lidhur mbisundimi
e të kafshojnë dridhjët në trishtim
ëndërra që përkundet mbi Iliridë
lëshon rënkim, shikimi përmbytës
në pritje një buzëqeshje e vonuar
që mbeti virgjer në udhën e pambarim
tash kur kujtimet përmallshëm ledhatojnë
dhe deshirat që ende të mbajnë peng
ngadal idhësia gjuhën e pushton
diç trokët, trokët gjurmë kohësh shfleton
në autoportretin e papërfunduar

(biografia 2.)

Po ti erdhe në jetë poet
edhe pse djajtë n’hangjarë rrugën ta shtruan
të zbritën nëpër shkallë thikash
me shpirt të lodhur, copëtuar
po ç’lindë kjo gjelozi
dhe merr erë në mishin tënd
përbuzje e thyer në djallzi
pas mureve në portalin e dryrt
aty ku korbat moti sqepat i thyen
në pritje të kotë mbushur pikëllim
thonë se çdo gjë pluhur pas u bë
as erë kund për çudi nuk u trendë
sepse errësira kate harrese kishte ngrirë
e shpresa ruhej nën lekurë të rjepur
edhe pse llavë mjegullash lëshohej mbi ty
tek ecje nëpër udhëzjarr e nuk digjesh
ta varesh të shkuarën në muze
aty ku pret t graposh urretjën në përjetësi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: QAMIL FONIQI   Thu Sep 16, 2010 1:40 am

NJË LUTJE

Më zgjo nga amullia
me jep pak shpresë
ta ndjej ç është lumturia
një lutje gjith andej

nëse do, më jep pak ngrohtësi
ta shkrij ftohësinë e ngrirë
më jep pak buzëqeshje
ta mundi lotin

të ma marrish dhembjen
me pushto pas mesnate
ditën ta nis i gëzuar
rrugës së ëndërrave

ma ruaj të djeshmën
nëser jam nën kurora lulesh
kujtimi i të tjerëve
lehtësi në amshim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: QAMIL FONIQI   Today at 1:24 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

QAMIL FONIQI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Poezi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum