www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PAL NDRECAJ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: PAL NDRECAJ   Sun Sep 19, 2010 8:20 am

Pal Ndrecaj u ind më 1960 në Moglicë (Gjakovë). Ka studiuar letersinë shqiptare në

Universitetin e Prishtinës. Është autor i tri vellilmeve poetike dhe i nje romani. Ka punuar

mësimdhënës i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare dhe gazetar në të përditshmet kosovare “Koha

ditore” dhe “Zëri”.

Jeton në New York.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: PAL NDRECAJ   Sun Sep 19, 2010 8:21 am

PAL NDRECAJ





REQUIEM PËR MURIN E BERLINIT



Pas gjithë atyre shirave përmbytjeve

në qiellin e ndërgjegjes

më në fund fluturoi një zog



Anomalia e një gjysmëshekulli

u copëtua në miliarda thërmija

u nxor nga ekzistenca

siç e heqim nga vjersha

një varg që s`është më me funksion



Në miliarda grimca

si në miliarda kokërrza kujtimesh t`idhëta

do të doja të copëtoja

çdo mur si ai



Muret

thika të harruara gjate operacionit

ne trupin e nje pacienti

që në interpejsazh

si lajtmotiv i keq rrinë...



Nga vellimi poetik "Lule mbi plagë" (1993)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: PAL NDRECAJ   Sun Sep 19, 2010 8:25 am

LOJË NË KATËR AKTET (T)



AKTI I PARË

(Shek. XV,XVI)



Akti i parë nisi

me rrëshqitjen e idesë

nga ajo e Skenarit



Mbi plato u dëgjuan hapa të rëndë

që në prolog bëhej i ditur lloji –

Tragjedi

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: PAL NDRECAJ   Sun Sep 19, 2010 8:26 am

AKTI I DYTË

(Konferencat ndërkombëtare)



Në aktin e dytë

kërcitën dërrasat

dhe ranë

ranë

ranë

ku s`bihet

(ku na pat rrëshqitur koka)

boka dhe Toka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: PAL NDRECAJ   Sun Sep 19, 2010 8:26 am

AKTI I TRETË

(Komunizmi)



Në aktin e tretë

ndërruan aktorët

dekori



Publiku rrahu shuplaka derisa u mpi



Dhe pikërisht kjo u mor si momenti i përshtatshëm

që loja të mund të rrëshqiste

nga rregullat e artit

që kishte premtuar të renë



Vonë dikur

publiku rrahu kokën me shuplaka

kukuuuuuu!

deri sa iu shpi

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: PAL NDRECAJ   Sun Sep 19, 2010 8:27 am

(Nga vëllimi poetik “Akti i krijimit”, PR. 1998)





MUNDJA E ATDHEUT



Ç`hoqa me ty atdheu im

i vogël

ç`hoqa nga ti

të barta tërë jetën mbi supe

të ledhatoja të lavdëroja mbi gjithë të tjerët

e mbi gjithçka



Ty të shenjtin



Po ti kurrë nuk dole ai

kurrë nuk i mjaftove vrapit



Se ç`mundohem në dilemën e shenjtërisë sate

tash



Ndaj ke zënë të shkundesh të rrudhesh

nga madhështia

shumë të shenjtëve po u bien kurorat nga koka



I revoltuar në gjithçka

dua të dal jasht

të shpërthej



Ke zënë të rrudhesh tash shumë

je bërë ashtu si të ka hije

po ende nuk mund ta vë foton tënde në Ëall

miqtë në FB do më qortojnë

do më anatemojnë

do më quajnë tradhtar

se të kam rrudhur shume nga ajo madhështi

atdheu im i vogël

në synimin për të bërë atdhe timin

tërë Planetin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: PAL NDRECAJ   Sun Sep 19, 2010 8:27 am

NJERIU MBI TË GJITHA



Zoti e bëri njeriun në një çast dashurie

pasi s`kishte kë të donte në vetmi



Pastaj njeriu krijoi njerëz të tjerë

tjera çaste, kritere, tjera dashuri

dhe në mes të njerëzve që i krjioi vetë

i futi ato: çastet, kriteret



Në zgripc të të qenurit e ka vënë tash vetin

kishte pak peshën njeri

pa i vënë barrë edhe shtetin!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: PAL NDRECAJ   Sun Sep 19, 2010 8:28 am

PRISHJA E TRAKTATIT ME FRIKËN



Po i jap fund traktatit me ty

dhe nuk do të pranoj ftesë

për asnjë lloj renovimi

“Së paku një herë në jetë

njeriu duhet të marrë një vendim të guximshëm!”



Do bëj si e çka më teket

“Çdo ditë nga një gjë që më frikëson”

s`do çaj kokën për ata që ua masin dimensionet kuptimeve

sipas kallëpeve të tyre

(ata që thyen kallëpë

bënë kallëpë të ri)



Më pëlqen të provoj

si thyhen krandet e kritereve

si futet mendimi

aty ku shkruan: “Nuk guxon!”

dhe si hyhet pastaj pa trokitur fare

e dilet pa kërkuar falje



Më pëlqen t`i shoh të tjerët

të dyshojnë tmerrësisht në mua

dhe sipas masës së atij dyshimi

t`i shtojnë t`i heqin a t`i ndryshojnë nuansat

në portretin tim



Po i jap fund traktatit me ty

asaj paqeje të vdekur

që më kujtonte mëkatin e rrjedhshëm

sa herë ngrisja krye…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PAL NDRECAJ   Today at 6:28 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

PAL NDRECAJ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Poezi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum