www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shpend Ahmeti dhe GAP-i formojnë subjekt politik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Shpend Ahmeti dhe GAP-i formojnë subjekt politik   Wed Sep 22, 2010 8:37 pm



Prishtinë, 22 shtator - Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime të Avancuara (GAP), Shpend Ahmeti nuk do t’i bashkohet AAK-së të Ramush Haradinajt, por së shpejti do të formojë subjekt politik.

Aktivisti i njohur i shoqërisë civile, ekonomisti i njohur dhe kritikuesi i punës së qeverive, në një intervistë për televizionin Klan Kosova ka përgënjeshtruar afrimin e tij në AAK, por ka bërë të ditur se me njerëzit e GAP-it do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Ahmeti kategorikisht ma mohuar të ketë vendosur t’i bashkohet partisë së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sic patën raportuar mediat.

“Jam duke punuar së bashku me një grup të rinjsh nga shoqëria civile në krijimin e një koncepti të ri politik, gjegjësisht të një alternative politike në Kosovë. Aty ka edhe biznesmenë të njohur, të zhgënjyer nga subjektet politike”, ka thënë Ahmeti.

Ai e ka pranuar se ka pasur kontakte me parti të caktuara politike, por nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet ndonjërës prej tyre.

Së fundit, emri i tij lakohej si ministër I Ekonomisë, në riformatimin e Qeverisë së Kosovës, që ndodhi në pranverë të këtij viti.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje, nga ana tjetër, është duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Shpend Ahmeti dhe GAP-i formojnë subjekt politik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum