www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 OVL e UÇK-së kërkon të mos zvarritet miratimi i Ligjit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: OVL e UÇK-së kërkon të mos zvarritet miratimi i Ligjit   Fri Oct 01, 2010 11:31 pm





Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëpërmjet një letre të hapur ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, që pavarësisht zhvillimeve politike të mos zvarritet edhe më tej Ligji për kategoritë e luftës, por të miratohet dhe të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2011.

Me një letër drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Komisionit për Legjislacion dhe Shefave të grupeve parlamentare, OVL e UÇK-së ka shprehur shqetësimin e saj për mos procedimin me kohë të Projektligjit për kategoritë e luftës.

“Kemi përcjell me vëmendje, diskutimet rreth Projektligjit për statusin dhe të drejtat e familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të viktimave civile të luftës. Duke e parë se koha po ecën, ndërsa projektligji ende nuk u procedua në seancë parlamentare, ne shprehim shqetësimin e thellë, për mënyrën e trajtimit dhe diskutimit të projektligjit, në emër të të gjithë anëtarësisë që ne e përfaqësojmë si organizatë”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.

Kjo organizatë ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit, Komisioni për Legjislacion dhe shefat e grupeve parlamentare, që puna rreth projektligjit të përshpejtohet dhe të mos politizohet, në mënyrë që i njëjti të vihet në zbatim nga 1 janari 2011.

“Edhe pse jemi të vetëdijshëm për situatën politike në Kosovë, ne nuk pranojmë asnjë justifikim që do të vononte miratimin në tërësi të projektligjit, apo shtyrjen e afatit të hyrjes së tij në fuqi”, theksohet nga organizata e luftës çlirimtare.

Sipas OVL të UÇK-së, çdo shtyrje e mëtutjeshme, do të konsiderohet si hipokrizi politike, mos respekt ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së dhe veteranëve në përgjithësi dhe se durimit tashmë i ka ardhur fundi.

Ndër të tjera, OVL e UÇK-së ka shfaqur shpresën që nuk do të ketë asnjë vonesë, megjithatë akne paralajmëruar se janë duke i diskutuar format dhe mënyrat e veprimeve të mëtutjeshme




_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

OVL e UÇK-së kërkon të mos zvarritet miratimi i Ligjit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum