www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mbyllja e deponive të mbeturinave gëzon banorët e Deçanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Mbyllja e deponive të mbeturinave gëzon banorët e Deçanit   Fri Oct 01, 2010 11:53 pm

Komuna e Deçanit ka qenë e njohur për numrin e madh të deponive të egra, por siç duket kjo çështje do të zgjidhet së shpejti.

Ditën e premte janë parë eskavatorë të kompanive të ndryshme të kësaj komune të cilët në mënyrë vullnetare kanë shprehur gatishmërinë për largimin e të gjitha mbeturinave nga Komuna, që njëherësh kanë qenë edhe shqetësim mjaft i madh i banorëve të kësaj ane.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike Admir Hasanaj, tregon se kanë hasur në mirëkuptim që kompanitë private të ndihmojnë për largimin e mbeturinave dhe mbylljen e deponive të krijuara në pjesën më të madhe të hapësirave publike.

Edhe pronarët e kompanive të cilët kishin dalë në terren shprehen se kur është në të mirë të komunës edhe ne jemi në gatishmëri që të dalin në ndihmë çdo herë.

Ndërkaq, drejtori i Kompanisë "Higjiena", kompani komunale për pastrim, Sadik Ismajlaj thotë se problemi kryesor qëndron tek mos kujdesi i qytetarëve.

“Ndërkaq pas përfundimit të pastrimit në tërësi të këtyre deponive do të fillojmë me një aksion shumë të rreptë ku do të lusim edhe Drejtorinë e Inspeksionit të na dalë në
ndihmë, në mënyrë që ata të cilët do të ndotin ambientin të zihen dhe të ju shqiptohen gjobat e merituara në gjykatë”, tha Ismajlaj.

Ky aksioni i cili ka filluar në regjionin e Vokshit, në Lëbush, Strellc, Isniq, Prapaqan, Kodrali, Llukë e Ulët dhe shumë vende tjera në Komunën e Deçanit do të vazhdojë derisa në tërë komunën do të mbyllen të gjitha deponitë e egra që shkaktojnë rrezik mjaft të madh për njerëzit e sidomos për fëmijët.

Qytetarët shprehen të kënaqur me këtë aksion të përbashkët të komunës dhe kompanive private, duke shprehur dëshirën që tash e mbrapa mbeturinat të hedhen në vend të caktuar e mos të shëmtohet ambienti që na rrethon.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Mbyllja e deponive të mbeturinave gëzon banorët e Deçanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum