www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rrahet një shqiptar në Zveçan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Rrahet një shqiptar në Zveçan   Sat Oct 02, 2010 12:11 am

Persona të dyshuar si të përkatësisë serbe kanë rrahur një 24-vjeçar, shqiptar, pronar i një furre në Zveçan.

Rasti ka ndodhur të premten në mëngjes rreth orës 04:00, kur personat kanë hyrë në furrën e tij dhe pa ndonjë pretekst kanë filluar ta grushtojnë.

Viktima ka njoftuar autoritetet policore se personat e panjohur, të dyshuar të përkatësisë etnike serbe, e kishin sulmuar atë pa ndonjë pretekst derisa të dyshuarit po e detyronin atë të lexonte diç në gjuhën serbe.

Sipas deklaratës së ankuesit, thuhet se sulmuesit, fillimisht kishin hyrë në furrën e bukës duke drejtuar ofendime verbale mbi baza të urrejtjes etnike derisa ai nuk ishte në gjendje të shqiptonte një tekst në gjuhën serbe dhe më pas e kanë goditur me grushte duarthatë, kryesisht në pjesë të fytyrës.

Viktima ka pësuar lëndime të dukshme trupore në pjesë të fytyrës, me ç’rast është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë për tretman mjekësor, ndërsa sipas raportit mjekësor, lëndimet konsiderohen të natyrës së lehtë.

Policia nuk ka arritur që deri më tani të siguroj të dhëna shtesë për të dyshuarit e këtij akti kriminal.

Sipas zëdhënësit të policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, rasti konsiderohet të jetë i motivuar etnikisht, dhe në konsultim me prokurorin publik është kualifikuar si “sulm fizik dhe shkaktim i lëndimeve të lehta trupore”, ndërsa policia është në kërkim të informatave të mundshme për identifikimin e kryesve të këtij akti.

Ndryshe, viktima është sulmuar edhe disa herë më parë, ndërkohë që është i vetmi shqiptar që pas luftës jeton dhe punon në Zveçan.




_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Rrahet një shqiptar në Zveçan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum