www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Klina pa stacion të autobusëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Klina pa stacion të autobusëve   Sat Oct 02, 2010 12:17 am

Edhe pas 11 vjet të përfundimit të luftës, Klina vazhdon të mbetet komuna e vetme në Kosovë që nuk e ka të zgjidhur problemin e lokacionit të autobusëve.

Autobusët të cilat qarkullojnë nga komunat tjera nëpër Klinë, hyjnë e dalin sikur në “bahçe të babës”, pa paguar asnjë metelik. Në anën tjetër qytetarët ë Klinës, në veçanti nxënësit, ende nuk dinë se ku të presin për autobus.

Dy stacione që ishin më parë në këtë komunë, tash nuk ekzistojnë. Njëra është shndërruar në stacion të policisë, ndërsa në lokacionin tjetër është ndërtuar objekti për banim social, ku kanë përfituar 23 familje banesa.

Elmi Gashi, përgjegjës i njësisë së “Kosovatransit”në Klinë, ka kritikuar ashpër pushtetarët e kësaj komune, që sipas tij edhe pas 10 vjetësh nuk është gjetur një zgjidhje për këtë problem.

“Kemi biseduar disa herë edhe tash me këtë pushet, edhe me pushtetet e kaluara, për zgjidhjen e këtij problemi, mirëpo nuk kemi mundur të biem në ujdi për një gjë të tillë. Ne jemi duke kërkuar që tregu i perimeve të shndërrohet në stacion të autobusëve, pasi që i plotëson të gjitha kushte, mirëpo pushtetarët nuk pranojnë kërkesat”, shprehet Gashi.

Sipas tij, lokacionet e caktuara nuk i plotësojnë kushtet, pasi që janë shumë larg shkollave dhe qendrës së qytetit. Përkundër kësaj, qeveria komunale e Klinës ka futur në listën prioritare zgjidhjen e këtij problemi.

Zeqir Morina, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, thotë se prej 38 projekteve të miratuara edhe nga Asambleja komunale është planifikuar që në vitin 2011 të ndërtohet edhe stacioni i autobusëve, vlera e të cilit kap shumën e 50 mijë eurosh.

Ai shpreson se lokacioni i propozuar do të jetë i pranueshëm edhe nga punonjësit e “Kosovatransit”, kurse lokacioni i propozuar i përgjigjet standardeve, sepse është afër stacionit të trenit. Megjithatë për punonjësit e “Kosovatransit”, një gjë e tillë është papranueshme pasi paraqet rrezik qarkullimi mbi binarët e trenit, që mund të sjellë edhe pasoja në komunikacion.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: Klina pa stacion të autobusëve   Mon Oct 04, 2010 3:43 am

shpresoj ek etmi sa me shpejt nje stacion te atubesuv edhe ne Klin se shumm keq valla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Klina pa stacion të autobusëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum