www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Miratohet Ligji i ri për prokurim publik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Miratohet Ligji i ri për prokurim publik   Sat Oct 02, 2010 1:12 am

Prokurimi publik në Kosovë tash e tutje do të funksionojë sipas ligjit të ri të miratuar në Kuvendin e Kosovës në seancën plenare të së premtes. Ligjvënësit kanë zhvilluar një debat të gjatë të enjten, përderisa edhe të premten ka vazhduar ai debat rreth këtij ligji, përkatësisht amendamentit 23 të tij, pasi që ishin dy amendamente, një nga Komisioni për buxhet dhe financa dhe tjetri nga Komisioni për integrime evropiane.

Derisa Komisioni për integrime evropiane kishte rekomanduar që të mbështetej amendamenti ashtu siç është propozuar nga Qeveria, e cila ka paraparë që kontratat në vlerë mbi 10 mijë euro t’i nënshkruajë edhe zyrtari më i lartë në ministri, në këtë rast ministri, Komisioni për buxhet dhe financa e ka paraqitur të kundërtën. Në fakt, propozimi i këtij të fundit edhe ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Ligjvënësit kanë pasur një përballje të gjatë rreth këtij amendamenti, përkatësisht përkitazi me atë se kush duhet të ketë përgjegjësinë për nënshkrimin e tenderëve.

Qeveria muaj më parë ka miratuar një udhëzim administrativ përmes të cilit obligohen edhe sekretarët dhe vetë ministrat që të nënshkruajnë kontratat në vlerë mbi 10 mijë euro, mirëpo, sipas burimeve të Kosovapress-it, një vendim i tillë atëkohë ishte marrë nën presionin ndërkombëtar për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se është vullnet i Qeverisë që edhe në kontrata me vlerë mbi 10 mijë euro të nënshkruajnë edhe përgjegjësitë politike, përveç atyre administrative.

Por kryetari i Komisionit për buxhet dhe financa, Gani Koci ka thënë se nënshkrimi i kontratave sipas amendamentit të propozuar nga ky komision është qind për qind sipas standardeve evropiane.

“Nëse ne duam ta involvojmë edhe stafin politik në nënshkrimin e kontratave, atëherë nuk do të dihet se kush është administrata, kush ekzekutivi e kush legjislativi”, ka thënë Koci, duke shtuar se në këtë mënyrë siç po kërkohet, duhet të saktësohet që kontratat duhet t’i nënshkruajnë edhe presidenti, kryeparlamentari, kryetari i Gjykatës Kushtetuese etj.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se në ligj ka të bëjë me tenderë të mëdhenj dhe me projekte të mëdha, me të cilat nuk kanë punë Gjykata Kushtetuese, Presidenca, apo Kuvendi, por vetëm Qeveria.

“Ministrat kur kanë të bëjnë me projekte të mëdha duhet t’i dëshmojnë zgjedhësve të vetë se e kanë ditur se si ka shkuar ai tender, e jo të thonë nuk e kam ditur. Krejt qëllimi është që të mbahen përgjegjës edhe krerët e institucioneve”, ka thënë Gjini.

Ligjvënësit kanë mbështetur formën e vjetër, siç ka propozuar Komisioni për buxhet dhe financa, sipas së cilës, ministrat kanë përgjegjësi për nënshkrimin e kontratave, por jo në formë të atillë që të vënë firmën e tyre në kontratat e tenderëve.

Ndërkohë, neni që përcakton publikimin e tenderëve në media, për të cilin Kosovapress ka raportuar kohë më parë, është ndryshuar.

Sipas burimeve të Kosovapress-it, tani ky nen parasheh që publikimi të bëhet në një gazetë me tirazhin më të madh, por sipas këtyre burimeve, prapë se prapë nuk do të mbesin anash as mediat tjera, ngase dy institucione nuk do të mund të bëjnë publikime në të njëjtën gazetë.

Burimi i Kosovapress-it, ka thënë se ka pasur një trysni që të hiqet fare publikimi nëpër media, mirëpo është arritur mënyra e publikimit, përmes së cilës nuk do të prekej shumë as buxheti i Kosovës, por në anën tjetër edhe mediave nuk do t’u ndërpritej burimi i të ardhurave.




_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Miratohet Ligji i ri për prokurim publik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum