www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mars

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mars   Sat Oct 02, 2010 5:42 am



Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se muaji mars i vitit të ardhshëm, mund të jetë koha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat janë bërë të pashmangshme pas dorëheqjes së tij nga posti i presidentit.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Sejdiu ka thënë se për zgjedhjet e parakohshme nevojitet të bëhen përgatitje të mira, në mënyrë që të ketë një proces zgjedhor, i cili do të jepte shansin e barabartë për të gjithë njerëzit e Kosovës për të shprehur vullnetin e tyre.

“Për ne është me rëndësi që do të kemi pajtimin besoj, këtë e shoh edhe në gjithë spektrin politik të Kosovës që ato të jenë të parakohshme në kuptimin e mos shkuarjes në nëntorin e vitit 2011, por që të lëvizë më herët, që të jetë ta zëmë në pranverën e hershme. Unë them se marsi mund të jetë një muaj i përshtatshëm”, ka thënë Sejdiu.

Ndër të tjera, ish-presidenti Sejdiu e cilëson të panatyrshëm dhe të pa arsyeshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese që çoi në dorëheqjen e tij. Ai paralajmëroi vazhdimin e punës së tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Unë them se ka qenë një rrjedhë e panatyrshme dhe një vendim jo i arsyeshëm, i ngutshëm. E kam pranuar si të tillë, në kuptimin e ndjenjës sime për respekt ndaj institucioneve të vendit”, ka thënë Sejdiu.

Fatmir Sejdiu ka dhënë dorëheqje të hënën e kaluar, pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës, duke mbajtur dy poste në të njëjtën kohë, atë të presidentit dhe kryetarit të LDK-së. Pas dorëheqjes së Sejdiut, postin e presidentit do ta ushtrojë kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Sipas Kushtetutës, ai këtë post mund ta ushtrojë për gjashtë muaj, ndërkohë që duhet zgjidhur presidenti i ri i vendit.

LDK ende nuk ka dalë me kandidatin për president të ri të vendit, i cili duhet të zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës me dy të tretat e votave në dy raundet e para, ose me shumicën e thjeshtë prej 61 votave në raundin e tretë.

Ndryshe, zyrtarët e dy partive në koalicionin qeverisë PDK - LDK sot kanë mohuar të kenë arritur marrëveshjen rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mars

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum