www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kompanitë e sigurimeve 2 milionë euro humbje nga veturat e Serbisë dhe Malit të Zi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Kompanitë e sigurimeve 2 milionë euro humbje nga veturat e Serbisë dhe Malit të Zi   Sat Oct 02, 2010 10:08 pm





Drejtori i kompanisë sigurimeve “Illyria”, ish-“Dukagjini”, Fatmir Gashi vlerëson se lëvizja e automjeteve me tabela të Malit të Zi dhe Serbisë nëpër Kosovë pa paguar sigurim po i shkakton në masë të madhe humbje buxhetit të Kosovës. Madje dëmet e shkaktuara nga këto automjete në Kosovë duhet të paguhen nga kompanitë e sigurimeve kosovare.

Ai në një intervistë për Kosovapress ka shprehur shqetësimin për këtë gjendje që mbretëron që nga viti 2002, ndërsa institucionet e vendit nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.

Gashi: Ky është një absurd në veti
“Deri më tani këto tabela të Serbisë dhe Malit të Zi dhe të ish-regjistrimeve i kanë bërë dëm fondit të garancisë në të cilën e mbulojnë kompanitë e sigurimit diku rreth 2 milionë euro. Dhe këto dëme janë të cilat i kanë paguar këto kompani të sigurimeve, domethënë kompanitë kosovare të sigurimit, ndërsa premitë e sigurimit të atyre automjeteve i marrin kompanitë e sigurimit të Malit të Zi dhe të Serbisë që është një absurd në veti që është një send, i cili prej vitit 2002 e deri më sot nuk përmirësohet edhe pse kemi bërë disa reagime”, ka thënë Gashi.

Për më tepër, Gashi thekson se interesimi i qytetarëve për të paguar sigurimet shëndetësore është mjaft i lartë dhe se kjo kompani ka të regjistruar 25 mijë klientë të kësaj kategorie, ndërkohë që ky numër pritet të rritet në të ardhmen.

Gashi: Vetëdijesimi është në nivel të duhur

“Vetëdijesimi i qytetarëve është në nivelin e duhur. Nuk mund të them që nuk kemi. Ne sot i kemi rreth 25 mijë klientë të shërbimit shëndetësor, shumë më shumë kemi familje grupore e më pak sigurime familjare. Mirëpo, për çdo ditë me punën tonë në terren, me njerëzit të cilët janë të shpërndarë në tërë territorin e Kosovës ofrohet ky shërbim dhe qytetarët çdo ditë e më shumë janë duke u siguruar familjen e vet nga ky sigurim”, ka thënë ai.

Për sa i përket ardhjes së kompanive të huaja në Kosovë, drejtuesit e kompanisë “Illyria” nuk i frikësohen konkurrencës, duke vlerësuar se konkurrenca sjell kualitet.

Gashi: Ku ka konkurrencë edhe zhvillimi është më i hovshëm

“Konkurrenca në çdo vend e mirëseardhur në ato vende dhe në ato lëmi ku ka konkurrencë edhe zhvillimi është më i hovshëm dhe më i mirë. Kjo teori ekziston në tërë botën, kështu që nuk na frikësojnë absolutisht ardhja e kompanive dhe nuk na frikëson ardhja e kompanive prestigjioze dhe do të jetë një garë e rregullt e tregut dhe do të tregohet se cila do të jetë forma më e mirë e shërbimeve dhe ajo do të jetë në treg”, ka deklaruar Gashi.

Emri i ri i kompanisë “Illyria” simbolizon shtrirjen gjeografike të ilirëve, por ajo gjithashtu vendos një lidhje të fuqishme në integrimet e kompanisë në sistemin e kompanive të sigurimit në Evropë. “Illyria”, pos që synon të rrisë cilësinë e punës dhe të ofrojë shërbime të një standardi të lartë evropian, ajo njëherësh synon ta ruajë dhe të avancojë titullin e liderit në fushën e sigurimeve duke rritur standardet e saja.

Ndryshe, kompania e sigurimeve “Dukagjini”, e cila tash e tutje do të quhet “Illyria” vepron në Kosovë që nga viti 2002. Vitin e kaluar është shpërblyer me çmimin e parë si kompania më e mirë në Kosovë për shërbime nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Kompanitë e sigurimeve 2 milionë euro humbje nga veturat e Serbisë dhe Malit të Zi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum