www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Finlanda redukton trupat në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Finlanda redukton trupat në Kosovë   Sat Oct 02, 2010 10:11 pm





Ministri i Mbrojtjes së Finlandës, Jyri Hakamies gjatë një vizite në Kosovë ka vlerësuar proceset e arritura në vendin tonë, duke thënë Kosova ndodhet në rrugë të drejtë dhe të qëndrueshme.

Pas një takimi që ka zhvilluar të shtunën me komandantin e KFOR-it gjeneral major Erhard Buhler, ministri Hakamies ka bërë të ditur për vendimin e vendit të tij që të reduktojë trupat paqeruajtëse nga 50 në gjithsej 20.

Hakamies: Do të mbajmë 20 paqeruajtës
“Dëshirojmë të përgëzojmë për situatën e tanishme paqja është e qëndrueshme. Do të mbajmë këto diku nja 20 paqeruajtës që do të vazhdojnë me punën e tyre, mirëpo thashë që KFOR-i është një tregim suksesi dhe është një shembull se edhe nëse puna e paqeruajtëse është shumë sfiduese, Kosova është shembull se mund të arrij rezultate përkundër vështirësive”, ka thënë Hakamies.

Ndërsa IIkka Kanerya ish-ministër i Jashtëm i Finlandës, i cili ka propozuar njohjen e Kosovës në fillim të 2008-së, dhe tash deputet në Parlamentin e Finlandës, ka theksuar se Kosova është në një rrugë të drejtë dhe të qëndrueshme.

Kanerya: Progresi po vazhdon në një rrugë të qëndrueshme

“Është kënaqësi prej secilit prej nesh që të kemi mundësi të flasim, është një moment i mrekullueshëm kur kupton se progresi po vazhdon në një rrugë shumë të qëndrueshme. E dini se Kosovën e kemi shumë për afër zemrës dhe veçanërisht ne Finlanda po mundohemi të kontribuojmë në përparimin që po arrihet në Kosovë si një shtet i pavarur”, ka thënë Kanerya.

Nga ana tjetër, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Erhard Buhler ka çmuar përkushtimin e Finlandës për këto 11 vjet në Kosovë.

Buhler: E çmoj përkushtimin afatgjatë të Finlandës

“I kam thënë ministrit finlandez që e çmoj përkushtimin afatgjatë për Kosovën të Qeverisë së Finlandës dhe Armatës së Finlandës tash që 11 vjet. Ata po kontribuojnë me forcat gjithmonë kanë qenë një partner i besueshëm i KFOR-it dhe deri tash kanë qenë kombi udhëheqës në grupin qendror në luftës që e quajmë ne”, ka thënë Buhler.

Ndryshe, KFOR-i në fillim të këtij viti ka reduktuar trupat nga 15 mijë në 10 mijë trupa. Vendimi për reduktimin e trupave është bërë konform gjendjes së sigurisë në vend. /S.Shkodra/

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Finlanda redukton trupat në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum