www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 U përurua zyra e re e Shoqatës së familjarëve të të pagjeturve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: U përurua zyra e re e Shoqatës së familjarëve të të pagjeturve   Sat Oct 02, 2010 10:26 pm




Ishte iniciativa e kryetarit të komunës, Avni Kastrati, për të na dhënë këtë zyrë, për çka e falënderojmë shumë, por kjo nuk është ndihma e vetme që ai ka bërë për neve, ka thënë Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë.

Ai këto komente i bëri të shtunën me rastin e inaugurimit të zyrës së re të Shoqatës së familjarëve të të pagjeturve “Zëri i Prindërve”.

Qerkini ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në çfarëdo forme në mbështetje të shoqatës dhe familjareve, për krijimin e kushteve për aktivitetet e tyre dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Shoqata ka punuar me kushte e pa kushte, me zyrë e pa zyrë, asnjëherë nuk e ka ndalur aktivitetin e saj, dhe tani është pjesë e 22 organizatave që merren me këtë çështje në nivel të Kosovës”, tha Qerkini, duke përmendur edhe katër makina për rrobaqepësi, të cilat kohë më parë kryetari Kastrati u ka dhuruar ndihmë Shoqatës, gjegjësisht grave kryefamiljare, të cilat me punën që bëjnë mbajnë familjet e tyre.

Kryetari Kastrati theksoi se Qerkini është si prind i të gjithë atyre fëmijëve që kanë prindërit e tyre të pagjetur, angazhohet për të gjithë, për krijimin e kushteve sa më të mira për ta. Ai ka premtuar mbështetje për këtë shoqatë edhe në të ardhmen.

Haki Kosumi, kryetar i Asociacionit të shoqatave të të zhdukurve në Kosovë, tha se “ne nuk kemi gëzime, neve na gëzojnë vetëm rastet e tilla si kjo e sotme, kur na krijohen kushtet për punë”.

Në anën tjetër, Sevdije Franku, që ka humbur vajzën gjatë luftës, falënderoi mediat që kanë kontribuar në sensibilizimin e kësaj çështje, por kritikoi televizionet nacionale, të cilat sipas saj nuk kanë bërë sa duhet.

Në këtë ceremoni, ishin të pranishëm, përfaqësues të pushtetit lokal, UNMIK-ut, KFOR-it, institucioneve të tjera, shoqatave të ndryshme joqeveritare, media etj.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

U përurua zyra e re e Shoqatës së familjarëve të të pagjeturve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum