www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa mbajtur kuvendet zgjedhore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa mbajtur kuvendet zgjedhore   Sun Oct 03, 2010 12:51 am



Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë paralajmëruar se së shpejti do ta dërgojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese, nga e cila do të kërkojnë që ta bëjë një interpretim juridik, nëse KQZ ka shkelur Ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme, si dhe Rregulloren mbi regjistrimin dhe veprimin e partive politike, duke lejuar pjesëmarrjen e PDK-së në zgjedhjet e kaluara, pa e mbajtur kuvendin e brendshëm zgjedhor.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë për Kosovapress se KQZ-ja është dashur që në bazë të ligjit, t’i pezullojë dhe t’i çregjistrojë të gjitha partitë politike, të cilat nuk i kanë mbajtur zgjedhjet e brendshme për më shumë se 36 muaj.

Ramadani: Nuk duhet lejuar të marrin pjesë në zgjedhje
“Të gjitha partitë në Kosovë duhet të jenë vetëdijshme, sepse ato që nuk i kanë mbajtur kuvendet zgjedhore në 36 muajt e fundit, pra tri vjetët e fundit janë të pezulluara, faktikisht me ligj janë të pezulluara nga veprimtaria e tyre dhe nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Ramadani.

Por, zyrtarët e PDK-së kanë deklaruar se nuk mund t’ia mbajnë zgjedhjet e brendshme, pa përfunduar zgjedhjet e parakohshme nacionale, gjë me të cilën nuk pajtohet Ramadani.

Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa i mbajtur kuvendet zgjedhore
“Sigurisht që ne do ta dërgojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk do të lejojmë askënd, që nuk i ka mbajtur qe 36 muaj zgjedhjet e brendshme, të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Ramadani.

Sipas Rregullores 2004/16 për veprimin e partive politike në Kosovë, organi ekzekutiv i partisë politike duhet të zgjidhet nga kuvendi i anëtarëve së paku çdo të dytin vit ose brenda 24 muajve, ndërsa sipas Nenit 5.2, partia regjistrimi i së cilës është pezulluar nuk merr asnjë financim publik dhe nuk certifikohet nga KQZ-ja për të marrë pjesë në zgjedhje.

Me Ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme ndërkaq, me rastin e paraqitjes së aplikacionit për regjistrim, partitë politike duhet të paraqesin edhe datën e konventës më të fundit të partisë. Edhe në Statutin e PDK-së parashihet që Kongresi Zgjedhor, nga i cili dalin kryetari dhe Këshilli Drejtues duhet të mbahet çdo dy vjet, ndërsa ai i punës, çdo vit

Megjithatë, PDK jo që nuk është ndëshkuar nga KQZ, respektivisht nuk është pezulluar dhe çregjistruar si parti politike për mos-mbajtjen e kuvendit zgjedhor, por ajo ka marrë pjesë edhe në të paktën dy palë zgjedhje, dhe pritet të marrë pjesë si e tillë, edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pa e mbajtur kuvendin zgjedhor.

Ikja nga ky obligim zgjedhor, dëshmon sipas Ramadanit, se PDK është parti jodemokratike.

Ramadani: PDK është jodemokratike
“Ne e dimë që PDK është parti jodemokratike”, tha Ramadani.

Nga ana tjetër, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka nuk ka dhënë shpjegime për Kosovapress pse PDK nuk është pezulluar dhe çregjistruar si parti politike nga KQZ-ja për mos-mbajtje të zgjedhjeve të brendshme, pse është lejuar të marrë pjesë në zgjedhjet e kaluara dhe nëse do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme.

Daka ka thënë se me këtë çështje nuk merret KQZ, por Zyra për regjistrimin e partive, që vepron pranë KQZ-së, por zyrtarët e saj ka qenë e pamundur të kontaktohen./S.Shala/

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Ramadani: Asnjë parti s’mund të hyjë në zgjedhje pa mbajtur kuvendet zgjedhore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum