www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bisedimet të zvarrisin njohjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 28
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Bisedimet të zvarrisin njohjet    Mon Oct 04, 2010 9:00 am

Analistët për çështje politike në Prishtinë thonë se mund të ketë zvarritje të mëtejme në procesin e njohjeve për shkak të bisedimeve të paralajmëruara ndërmjet Kosovës e Serbisë, të cilat, siç thuhet, kanë gjasa të shtyhen si pasojë e procesit elektoral që pritet të mbahet në Kosovë.
Ata vlerësojnë se diplomacia kosovare nuk ka ditur të shfrytëzojë në favor të sajin mendimin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa i cilësojnë si veprime “të impulseve” aktivitetet e institucioneve përgjegjëse kosovare të politikës së jashtme.

“Sot ende politika jonë e jashtme udhëhiqet në bazë të hamendësimeve të ministrit, kryeministrit, apo kryetarit- në bazë të impulseve momentale, të cilat vijnë nga një politikë më sistematike e shteteve mike”, shprehet drejtori ekzekutiv i Klubit për Politikë të Jashtme, Yll Hoxha.

Hulumtuesi në Grupin Ndërkombëtar të Krizave në Prishtinë, Naim Rashiti, thotë se bisedimet ndërmjet dy vendeve duhet të zhvillohen menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat janë paralajmëruar të mbahen në Kosovë pas arritjes së një marrëveshjeje për kornizën kohore të mbajtjes së tyre.

“Ne kemi qenë ithtarë të procesit të negociatave sa më shpejt që është e mundur, ashtu që të fillohet para procesit zgjedhor. Këto zhvillime që kanë ndodhur, kanë ndodhur, kështu që duhet sa më shpejt të përfundojnë sipas afateve kushtetuese. Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, duhet të fillojë procesi politik apo teknik gjithëpërfshirës për negociata me Serbinë dhe përfundimisht duhet kuptuar se një pjesë e madhe e njohjeve do të vijë në përfundim të këtij procesi”, thotë Rashiti.

Rashiti shpreh bindjen se njohjet për Kosovën do të ndodhin, por nuk përjashton mundësinë se për marrjen e një hapi të tillë, të paktën shtetet evropiane që nuk e kanë njohur vendin, do të presin përfundimin në tërësi të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë. Procesi i bisedimeve të paralajmëruara ndërmjet Kosovës e shtetit serb, ndonëse ende pa agjendë, format apo afat kohor konkret, sipas Hoxhës, ia ka mundësuar Serbisë që të vë sërish në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës. Hoxha vlerëson se kjo do të ndikojë në njohjet eventuale të shtetësisë së vendit.

Që nga shpallja e mendimit të GJND-së, pavarësinë e Kosovës e ka njohur Hondurasi duke e çuar në 70 numrin e njohjeve të Kosovës, ndërsa së fundi, ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, njoftoi se diku 60 shtete janë në proces shqyrtimi të marrjes së vendimit për njohjen e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Bisedimet të zvarrisin njohjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum