www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Manastiret e përbashkëta janë shndërruar në ambasada serbe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 28
Location : Mitrovicë

MesazhTitulli: Manastiret e përbashkëta janë shndërruar në ambasada serbe    Mon Oct 04, 2010 9:01 am

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, tek ka formuar Këshillin për zhvillimin e qendrës së lëvizjes “Vetëvendosje” të dielën në Pejë, ka komentuar edhe ceremoninë e inaugurimit të patriarkut serb Irinej.
“Mendoj se ajo që po ndodh sot në Patrikanën e Pejës është përgjegjësi i pushtetit të Kosovës, i cili edhe përkundër kësaj ngjarje tregohet i vetëkënaqur dhe i vetëmjaftueshëm në Prishtinë”, transmeton Koha.net fjalët e Kurtit, i cili ka kthyer vëmendjen në vitin 2005, kur ka thënë se lëvizja e prirë prej tij ishte kundër konceptit të eksterritorialitetit për kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë.

Sipas tij, ky qëndrim po dëshmohet edhe sot, duke pohuar se pranimi i këtij realiteti nga kasta politike e Kosovës ka krijuar mundësinë që këto territore të serbizohen tërësisht.

“Po të kishim një kastë tjetër politike, nuk do të kishim shndërrimin e kishave dhe manastireve ortodokse, që janë pasuri e përbashkët, në ambasada serbe”, është shprehur lideri i “Vetëvendosje”.

Ai ka komentuar edhe dorëheqjen Fatmir Sejdiut, duke thënë se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Sejdiun ka qenë një vendim i drejtë, por jo i motivuar nga drejtësia”, duke shtuar se politika në Kosovë qëndron mbi institucionet e drejtësisë, të cilat i kyçë ose i shkyçë varësisht se si i konvenon asaj. Sipas tij, “të gjithë e kemi ditur se Sejdiu e ka shkelur Kushtetutën, mirëpo momenti i zgjedhur që këtë gjë ta thotë gjykata është moment politik”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Manastiret e përbashkëta janë shndërruar në ambasada serbe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum