www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krasniqi: Të gjitha partitë janë kundër zgjedhjeve brenda këtij viti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Krasniqi: Të gjitha partitë janë kundër zgjedhjeve brenda këtij viti   Mon Oct 04, 2010 11:29 pm

Të gjitha partitë politike janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme brenda këtij viti. Këtë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së presidentit të vendit, Jakup Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se do të vazhdojnë edhe më tej konsultat me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve që u përshtatet të gjithëve dhe që është konform afatit kushtetues.

Këto komente Krasniqi i bëri pas takimit me një grup studentësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ç’rast ka theksuar se data e mbajtjes së zgjedhjeve do të caktohet shumë shpejtë dhe brenda afatit kushtetues.

Krasniqi: Shumica janë kundër mbajtjes sivjet të zgjedhjeve
(Video)
“Kemi pasur konsultime dhe mund të them që kanë qenë në nivelin më të mirë të mundshëm, nuk kemi pasë absolutisht kundërthënie, ajo që mund ta them është se shumica, ose të gjithë liderët e partive politike me të cilët jam konsultuar, nuk e kanë gatishmërinë të zhvillohen zgjedhjet brenda këtij viti, do të thotë janë për zgjedhje të parakohshme, por në afatin që na lejon periudha gjashtëmujore”, është shprehur ai.

Kreu i legjislativit të vendit ka shtuar se nuk është në interes të raporteve as të brendshme as të jashtme të Kosovës që të prishet koalicioni, duke thënë se përgjegjësia e këtij koalicioni që ka sakrifikuar në fillim të kësaj legjislature, duhet të vazhdojë sidomos në këtë periudhë të përmbylljes së mandatit.

Sa u përket bisedimeve me Serbinë, Krasniqi ka thënë se për të hyrë në bisedime Kosova duhet të ketë institucione të konstituuara që dalin nga zgjedhjet e lira.

Ai ka theksuar se Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë një rezolutë përmes së cilës do të caktonte kornizat brenda së cilës do të mund të bisedohej.

Krasniqi: Bisedimet pas konstituimit të institucioneve
(Video)
“Këto janë çështje që mendoj që Kosova duhet t’i ketë institucionet e konsoliduara nga zgjedhjet e lira, ndoshta këto ditë Kuvendi i Kosovës duhet të dalë me një rezolutë që jep disa korniza dhe unë mendoj dhe besoj që të gjithë në Kosovë janë të përgatitur që bisedimet të zhvillohen pas konstituimit të institucioneve që dalin nga zgjedhjet e lira”, është shprehur Krasniqi.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të vendit ka polemizuar me ish presidentin Fatmir Sejdiu, i cili ditë më parë në një intervistë ka thënë tërthorazi se Krasniqi e shkel Kushtetutën e vendit derisa mban edhe postin e sekretarit të përgjithshëm të PDK-së.

Po të votohej nga Kuvendi si president i vendit, Krasniqi ka thënë se do të jepte dorëheqje nga të gjitha postet partiake, duke mos qenë as anëtar i partisë.

Krasniqi: Unë do të jepja dorëheqje
(Video)
“Por sa di vetë, unë do të jepja dorëheqje, jo vetëm nga sekretari i partisë demokratike, por po të votohesha si president, do të jepja dorëheqje edhe nga të qenit anëtar i Partisë Demokratike, sepse në fund të fundit kjo ka varianti i fundit i projektkushtetutës që ka kërkuar nga presidenti që të jap dorëheqje jo vetëm nga pozita udhëheqëse, por edhe nga anëtarësia e partisë. Unë edhe njëherë po them, nuk jam president, e ushtroj detyrën e presidentit në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, është shprehur Krasniqi.

Ai nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e Sejdiut, por ka theksuar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të marrë një sqarim sa i përket pozicionit të tij nëse e shkel Kushtetutën nëse mban në të njëjtën kohë tri poste, atë të kryetarit të Kuvendit, ushtruesit të detyrës së presidentit të vendit dhe sekretarit të përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës./B.Lani/


_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Krasniqi: Të gjitha partitë janë kundër zgjedhjeve brenda këtij viti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum