www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krasniqi: Bisedimet me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Krasniqi: Bisedimet me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve   Wed Oct 06, 2010 12:43 am






Përderisa përmendet tetori si muaj për fillimin e raundit të parë të bisedimeve me Serbinë për të vazhduar me raundin e dytë pas zgjedhjeve të reja në Kosovë, ushtruesi i detyrës së presidentit të vendit, Jakup Krasniqi përsërit qëndrimin e tij se bisedimet duhet të zhvillohen vetëm pas konsolidimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e reja.

Krasniqi ka thënë të martën se Kosova ka qenë e përgatitur për bisedime me Serbinë, njësoj siç ka biseduar edhe me vendet tjera fqinje, por për të qenë bisedimet stabile, sipas tij, ato duhet të ndodhin pas zgjedhjeve në Kosovë.

Krasniqi: Bisedimet të zhvillohen kur Kosova t’i ketë institucionet e konsoliduara
(Video)
“Unë mendoj që për të qenë bisedimet më stabile, Kosova mund të themi se është në fushatë zgjedhore dhe për të mos u përdorur fushata zgjedhore shumë me çështjet e kësaj natyre, do të ishte në interes edhe të politikës edhe të atyre që duhet t’i mbikëqyrin këto bisedime, që bisedimet të zhvilloheshin kur Kosova t’i ketë institucionet e konsoliduara, të dala nga zgjedhjet e reja, të lira dhe të drejta”, është shprehur Krasniqi.

Ndonëse data e zgjedhjeve të parakohshme vazhdon të mbetet ende enigmë për opinionin, përderisa konsultat e Krasniqit me krerët e partive politike vazhdojnë.
Mediat kanë raportuar se data e zgjedhjeve do të shpallet brenda kësaj jave, mirëpo Krasniqi këtë nuk ka dashur të komentojë, duke thënë se nuk ka çka t’i shtojë asaj që ka thënë dje.

Të hënën ushtruesi i detyrës së presidentit ka thënë se data e mbajtjes së zgjedhjeve do të caktohet shumë shpejt dhe brenda afatit kushtetues.

Nga ana tjetër, Krasniqi nuk është i informuar as për mundësinë e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, për të cilin është thënë se LDK-ja do të dalë brenda javës me propozimin e emrit për president.

Krasniqi: Nuk jemi të informuar
(Video)
“Nuk jemi të informuar për këtë. Gjithçka që është në kuadër të kushtetutës për neve është e pranueshme dhe ka mundësi të realizohet”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, kryeparlamentari Krasniqi ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësuesit e partive parlamentare dhe jo parlamentare për të biseduar lidhur me zgjedhjet e parakohshme, ndërkohë që sipas tij, shumica e partive janë kundër propozimit që zgjedhjet të mbahen brenda këtij viti./B.Lani/

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Krasniqi: Bisedimet me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum