www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krasniqi: Data e zgjedhjeve këtë javë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Krasniqi: Data e zgjedhjeve këtë javë   Wed Oct 06, 2010 12:52 am




Uploaded with ImageShack.us
Kryetari i Kuvendit të Republikës, Jakup Krasniqi tha se data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të caktohet këtë javë, ose më së largu javën që vjen, pas zhvillimit të raundit të dytë të konsultimit me partitë parlamentare dhe jo-parlamentare.

Krasniqi siguroi se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen brenda afatit kushtetues, që nënkupton jo para katër muajve dhe jo më shumë se gjashtë muaj, nga dorëheqja e presidentit të Republikës.

Krasniqi: Zgjedhjet brenda afatit kushtetues
(Video)
“Data përfundimtare do të merret mbi bazën e asaj që jep Kushtetuta, mandati im është gjashtë muaj dhe brenda këtij afati duhet të kryhen zgjedhjet. Unë kam kërkuar në pika të shkurtra, një informim nga Komisioni Qendror Zgjedhor që të m’i jep afatet, të cilat duhet pas ditës zgjedhore, për të qenë tamam në afatin kohor të zgjedhjes së institucioneve, që dalin nga zgjedhjet e lira”, tha Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Javën që shkoi, ushtruesi i detyrës së presidentit ka zhvilluar takime me të gjitha partitë politike, për të harmonizuar qëndrimet rreth datës së zgjedhjeve, të cilat sipas afatit kushtetues duhet të mbahen më së largu deri më 28 mars të vitit 2011.

Partitë më të mëdha kanë përmendur marsin, si muajin e zgjedhjeve, ndërkohë që data përfundimtare do të dihet, sipas Krasniqit këtë javë ose më së largu javën tjetër.

I pyetur nëse afati kushtetues nënkupton që zgjedhjet nuk duhet të mbahen katër muaj, pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu, Krasniqi me humor tha se “data do të jetë aty diku”.

Krasniqi: Të gjitha subjektet duhet ta respektojnë Kushtetutën
(Video)
“Kemi edhe pak kohë që ne të jemi në atë kuadrin e katër muajve dhe besoj se së shpejti ne do ta kryejmë detyrën tonë që na jep Kushtetuta, por të kuptohemi, respektoj kërkesat e subjekteve politike, por të gjithë edhe unë edhe subjektet politike duhet ta respektojnë Kushtetutën”, tha Krasniqi, duke premtuar se brenda afatit kushtetues do të miratohet edhe Ligji i modifikuar për zgjedhjet e përgjithshme.

Përndryshe, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku ishin të pranishëm edhe shefat e grupeve parlamentare është vendosur që seanca e radhës së Kuvendit të mbahet më 7 tetor. Në rend dite do të jetë diskutimi dhe miratimi i ligjeve që kanë shkuar në leximin e dytë, ligje këto që janë pjesë e raportit të progresit të Komisionit Evropian./S.Shala/


_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Krasniqi: Data e zgjedhjeve këtë javë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum