www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nga sot armët me përdorim legal do të kenë gjurmët në Policinë e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Nga sot armët me përdorim legal do të kenë gjurmët në Policinë e Kosovës   Wed Oct 06, 2010 12:56 am




Komisioni Evropian dhe Ministria e Punëve të Brendshme në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore të Policisë së Kosovës inauguruan Sistemin e Informimit të Integruar Balistik (SIIB), ku çdo armë legale në Kosovë do të ketë gjurmët në këtë laborator. Gjithashtu ky sistem pritet të zvogëlojë edhe mbi 1500 raste të hapura që janë në pritje.

Gjatë këtij inaugurimi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë të martën se nga sot laboratori do të ketë Sistemin e Integruar të Informacionit Balistik dhe i cili është projekt i financuar nga Komisioni Evropian me vlerë prej 1.2 milion euro.

Rexhepi:Ky laborator është ndër mekanizmat për zbardhjen e krimeve
(Video)
“Ne jemi duke kompletuar kornizën ligjore për luftimin e krimit, por nëse nuk kemi mekanizma të domosdoshëm për luftimin e krimit do ta keni shumë të vështirë të përmbushim këtë funksion. Pikërisht këtu qëndron rëndësia e këtij projekti. Laboratori është një ndër mekanizmat kryesor në zbardhjen e krimeve. Ekspertiza e cila ofrohet nga ky laborator ka një reputacion të lartë jo vetëm brenda Kosovës por edhe më gjerë “, ka thënë Rexhepi.

Duke folur rreth procedurave të pajisjes me leje për armë, ministri Rexhepi ka thënë se nga tash e tutje çdo armë e cila është në përdorim legal në Kosovë do të ketë edhe gjurmët e saj në këtë laborator.

Rexhepi: Çdo armë në përdorim legal do të ketë gjurmët në laborator
(Video)
“Tash e tutje çdo armë e regjistruar në Kosovë do të ketë gjurmët në këtë sistem dhe tashmë jemi në përfundim të formalizmit të modaliteteve me qëllim të implementimit të ligjit për armë dhe rrjedhimisht çdo armë e cila është në përdorim legal në Kosovë do të ketë edhe gjurmët e saj në këtë laborator”, ka thënë Rexhepi.

Ai theksoi se me instalimin e këtij sistemi provat e paraqitura para gjykatësit në rastet kur përdorën armët tani më do të jenë më kualitative dhe më bindëse.


Shefi i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së, Kjartan Bjornson, është shprehur i sigurt që ky trajnim dhe vetë donacioni do të ndihmojë shumë në çështje e zbardhjes së veprave penale dhe rrjedhjes së informacioneve.

Bjornson: Zbatimi i ligjit, prioritet i Bashkimit Evropian
(Video)
“Tani Policia e Kosovës do të ketë hetime më eficiente dhe më me kualitet dhe tanimë laboratori ka filluar të përdorë këtë pajisje dhe që të fillojë të zvogëlojë rastet në pritje që janë 450 balistike dhe mbi 1500 raste të hapura në gjenerale. Kjo ka të bëjë me luftimin e krimit, luftimin e krimit të organizuar dhe është shumë e rëndësishme sepse përmirëson edhe kushtet e jetës për qytetarët e Kosovës, por është shumë e rëndësishme edhe procesin e integrimit të Kosovës. Pra zbatimi i ligjit është edhe një prioritet i Bashkimit Evropian”, ka thënë Bjornson.

Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq i cili falënderoi për këtë donacion duke thënë se do të shfrytëzohet me përpikëri për punën e tyre të mëtutjeshme.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Nga sot armët me përdorim legal do të kenë gjurmët në Policinë e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum