www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zotohen 2 milionë euro shtesë për KQZ-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Zotohen 2 milionë euro shtesë për KQZ-në   Wed Oct 06, 2010 1:06 am



Qeveria e Kosovës ka zotuar 2 milionë euro për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ende pa caktuar datën e zgjedhjeve. Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se është e rëndësishme që Qeveria ka mirëkuptim për kërkesën e KQZ-së për ndarjen e këtyre mjeteve, ndërsa zëvendëskryeministri Ramë Manaj e ka konsideruar këtë si paragjykim i kohës së zgjedhjeve.

Thaçi ka thënë të martën në mbledhjen e Qeverisë, se kjo shumë do të ndahet për KQZ-në në mënyrë që ky institucion të jetë i përgatitur për këtë sfidë të re për demokracinë dhe për shtetin e Kosovës.

Kjo kërkesë ka ardhur sot në Qeverinë e Kosovës, ndërkaq është shtruar si çështje në takimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka me ushtruesin e detyrës së presidentit të vendit Jakup Krasniqi.

“Një kërkesë kjo për mbështetje nga Qeveria për KQZ-në në mënyrë që të sigurohet buxheti i nevojshëm për implementimin e procesit të zgjedhjeve. Kjo do të nënkuptonte edhe sigurimin e hapësirave të nevojshme për punë. Gjithashtu sa i përket aspekteve tjera, teknike, logjistike dhe profesionale”, ka thënë Thaçi.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka vlerësuar se me ndarjen e mjeteve shtesë për KQZ-në pa u marrë vendimi për kohën e zgjedhjeve, po paragjykon dhe po paracakton zgjedhjet.

Manaj: Duhet të merret vendimi për zgjedhje e pastaj të merret vendimi për mjete shtesë
(Video)
“Më duket se duhet të shkojnë çështjet me rend. Duhet të merret vendimi për zgjedhjet e pastaj të merret vendim për mjete shtesë për KQZ-në. Mos të bien që vendimi për mjete shtesë po paragjykon dhe po paracakton zgjedhjet edhe pse duket se është proces i pashmangshëm”, ka thënë Manaj

Ai po ashtu ka bërë vërejtje për procedurat njëburimore, duke thënë se ato janë të përcaktuara me ligj dhe kjo do të ishte në kundërshtim me ligjit, si dhe me rritjen e pagave të anëtarëve të KQZ-së, e cila rritje parasheh që kryetarja ta ketë pagën prej 1 mijë e 500 euro, kurse anëtarët nga 1 mijë e 300 euro.

Sidoqoftë, ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala ka thënë se MEF-i është e gatshme për alokimin e këtyre mjeteve.

Shala: MEF, i gatshëm për alokimin e mjeteve
(Video)
“Është kërkesa e KQZ-së për alokim të 2 milionë eurove për organizimin e zgjedhjeve. Paga dhe mëditje është 70 mijë, mallra dhe shërbime 1.8 milionë dhe investime kapitale 110 mijë euro. Ne si Ministri e Ekonomisë dhe Financave, në qoftë se Qeveria sot e mbështet këtë vendim dhe kërkesë të domosdoshme për t’i organizuar zgjedhje në cilëndo kohë që mbahen, mund të gjejnë burime për të vendosur këtë alokim të tanishëm në mënyrë që të përgatiten zgjedhjet me kohë”, ka thënë Shala.

Kabineti qeveritar ka arritur pajtueshmëri që të bëhet zotimi i mjeteve për KQZ-në, ndërkaq çështjet tjera të specifikohen dhe të merret vendimi i plotë në mbledhjen e ardhshme, kurse për çështjen e pagave dhe për tenderët njëburimor është thënë se duhet të jenë të koordinuara sipas ligjit.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për verërat, propozim-vendimin për përcaktimin e çmimit të gazetës zyrtare, i cili do të jetë 2 euro dhe mjetet që dalin nga kjo shitje do të shkojnë në buxhetin e Kosovës.

Po ashtu, qeveria ka miratuar edhe propozim-vendimin për themelimin e zyrës për shpronësim dhe propozim-vendimin për reduktim dhe transferim të mjeteve në organizatat buxhetore.

Në këtë mbledhje, edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj ka paraqitur një informatë lidhur me fillimin e vitit të ri akademik dhe ka paraqitur Projektligjin për arsimin parauniversitar./B.Lani/




_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Zotohen 2 milionë euro shtesë për KQZ-në

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum