www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PDAK reagon ndaj akuzave të Qazim Rrahmanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: PDAK reagon ndaj akuzave të Qazim Rrahmanit   Wed Oct 06, 2010 1:45 am

Drejtues të Parisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës (PDAK) kanë hedhur poshtë akuzat e drejtorit të OJQ-së “Shoqëria Demokratike”, Qazim Rrahmani të bëra një ditë më parë në adresë të deputetëve të këtij subjekti në nivel qendror dhe lokal, për neglizhencën e tyre në adresimin e çështjeve në institucione ku përkasin.

Sekretari për marrëdhënie me publikun, Asllan Kryeziu ka thënë se akuzat e Rrahmanit nuk qëndrojnë, për shkak se përfaqësuesit nga kjo parti janë aktivë si në Kuvendin e Kosovës, ashtu edhe në parlamentin lokal, dhe si rezultat i punës së tyre janë bërë ndryshime të shumta që kanë ndikuar si në punësimin e ashkalive ashtu edhe në përmirësimin e jetës së tyre.

Kryeziu ka nënvizuar se përjashtuar nga ky mes dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Hafize Hajdinin dhe Hetem Arifin, të cilët i janë bashkuar grupit të SLS-së në Kuvendin e Kosovës për interesa të tyre, deputeti tjetër Danush Ademi, njëherësh kryetar i PDAK-së ka qenë aktiv dhe ka rritur që të bëjë ndryshime të shumta.

“Falë kërkesave dhe punës këmbëngulëse të Danush Ademit, PDAK për herë të parë ka një zv/ministër, një asistent në Kuvendin e Kosovës, ka ndihmuar në regjistrimin e 10 studentëve, punësimin e 6 pjesëtarëve të komunitetit RAE në Doganat e Kosovës, ndërsa është në bisedime që ashkalinjtë të përfaqësohen në zyrë të Avokatit të Popullit dhe në KQZ”, ka thënë Kryeziu.

Duke folur për përfaqësuesit e kësaj partie në asamblenë komunale të Ferizajt, Kryeziu ka thënë se edhe dy deputetë në kuvendin e Ferizajt kanë qenë aktiv dhe kanë mbrojtur interesat e këtij komuniteti.

Ndryshe, dje drejtori i kësaj organizate publikisht i ka akuzuar përfaqësuesit e këtij komuniteti se nuk kanë shkuar në Kuvendin e Kosovës për t'i mbrojtur të drejtat e komunitetit ashkali dhe për të qenë njerëz të cilët lypin dhe mbrojnë interesat e komunitetit, por për t'u pasuruar dhe për t'i marrë pagat e tyre të deputeti./B.Idrizi

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

PDAK reagon ndaj akuzave të Qazim Rrahmanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum