www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 UNMIK-u nuk përfill vendimin e komunës për largimin e rrethojave dhe injoron mediat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: UNMIK-u nuk përfill vendimin e komunës për largimin e rrethojave dhe injoron mediat   Thu Oct 07, 2010 11:30 pm



Ndonëse kanë kaluar disa afate të përcaktuara për largimin e rrethojave përreth objektit të UNMIK-ut në Mitrovicë, zyrtarë të këtij misioni nuk janë duke lëvizur në këtë drejtim.

UNMIK-u nuk ka bërë hapa konkret, por vetëm ka larguar rrethojat më në afërsi të objektit, duke mbajtur kështu të uzurpuar akoma një pjesë të madhe të hapësirës publike.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, ka thënë se kryetari ka zhvilluar takime të shpeshta me zyrtarë të UNMIK-ut në lidhje me këtë çështje. Sipas tij, ai ua ka sqaruar atyre se Kuvendi i Komunës ka marrë vendim që rrethojat përreth objekteve të largohen dhe të lirohen hapësirat publike që mbahen të uzurpuara në afërsi të selive të institucioneve ndërkombëtare.

“Ju e dini që me këtë çështje është marrë kryetari personalisht dhe ka konstatuar se ato rrethoja nuk është e nevojshme të qëndrojnë aty, nuk shohim asnjë rrezik që ju vjen aty, edhe pse nuk u ka ardhur asnjëherë më pare, dhe pikërisht në kuadër të projekteve që kanë të bëjnë me infrastrukturën sa i përket asaj pjese, ne kemi kërkuar që të largohen dhe kemi parë të arsyeshme që mos të jenë më aty”, ka thënë Haziri, duke shtuar se nuk do të lëshojnë pe, meqë ky është vendim i Kuvendit Komunal dhe kjo duhet të realizohet.

Ndërkaq, Afërdita Syla, aktiviste nga shoqëria civile, nuk beson se 11 vjet pas luftës këto rrethojat të UNMIK-ut janë të nevojshme, për arsye se nuk ka ndonjë rrezik qysh ndoshta ka qenë e perceptuar nga UNMIK-u, menjëherë pas luftës.

“Me një vendim të Kuvendit Komunal është kërkuar heqja e këtyre rrethojave, unë nuk e di pse nuk hiqen, por sigurisht ata duan të vazhdojnë misionin e tyre këtu, edhe pse ne nuk kemi nevojë për ta”, ka thënë Syla.

Sipas saj, këto rrethoja janë duke prishur imazhin e qytetit , sepse janë në qendër të qytetit që nuk ishte dashur të jenë fare aty.

Përkundër insistimit të gazetarëve për të marrë ndonjë prononcim nga zyrtarët e UNMIK-ut, një gjë e tillë ka qenë e pamundur, sepse ata nuk kanë dashur të prononcohen për gazetarë.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se largimi i rrethojave të betonit do të thotë humbje të benificioneve të stafit ndërkombëtar, meqë ata marrin 50 për qind shtesë të pagës për shkak të kinse rrezikshmërisë me të cilën ata ballafaqohen.


Shoqata e Gazetarëve të Mitrovicës (SHGM), reagon ashpër ndaj sjelljes së përgjegjësve të Administratës së UNMK-ut në Mitrovicë, të cilët ka kohë që i kanë mbyllur dyert tërësisht për gazetarët shqiptarë që raportojnë nga kjo komunë.

SHGM bën me dije se gjatë tërë këtij viti, gazetarët shqiptarë, si të mediave lokale, ashtu edhe ata që raportojnë për media qendrore, nuk kanë arritur të marrin asnjë prononcim në lidhje me zhvillimet, ngjarjet dhe incidentet e shumta që kanë ndodhur në pjesën veriore të qytetit, që administrohet nga UNMIK-u, ku në vend të funksionimit të rendit e ligjit, veprojnë të papenguara strukturat paralele jo ligjore serbe.

Siç dihet në veri të qytetit, edhe gjatë këtij viti ka pasur anarki, zhvillime e ngjarje të ndryshme dhe incidente shumë të rënda me pasoja tragjike, dhe në asnjë rast zyrtarët e UNMIK-ut nuk kanë pranuar të prononcohen për gazetarët mitrovicas, madje as për problemet e shumta që i kanë qytetarët shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të qytetit.

Mirëpo, administrata e UNMIK-ut, nuk ka një qëndrim të tillë edhe ndaj gazetarëve serbë në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilët mirëpriten çdoherë nga përgjegjësit e saj.

Kjo njëanshmëri e Administratës së UNMIK-ut është e pa pranueshme, ashtu sikur që është e pa pranueshme edhe jo transparenca e saj karshi mediave dhe opinionit shqiptar.

SHGM kërkon nga Administrata Qendrore e UNMIK-ut në Prishtinë, që të reagoj ndaj sjelljes së pa përgjegjshme të drejtuesve të kësaj administrate në Mitrovicë, duke i detyruar ata që të jenë transparent për media dhe të mos e pengojnë punën e tyre për informimin e opinionit lidhur me zhvillimet në komunën e Mitrovicës.

Gjithashtu SHGM kërkon nga asociacionet tjera të gazetarëve të Kosovës dhe nga institucionet tjera ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër bllokadës së administratës së UNMIK-ut në Mitrovicë karshi gazetarëve shqiptarë që raportojnë nga kjo komunë.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

UNMIK-u nuk përfill vendimin e komunës për largimin e rrethojave dhe injoron mediat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum