www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mustafa: Legalizimi do të ndalojë ndërtimet pa leje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Mustafa: Legalizimi do të ndalojë ndërtimet pa leje   Thu Oct 07, 2010 11:55 pm


Fundi i tetorit do të jetë afati i fundi për t’iu nënshtruar procedurës së legalizimit të objekteve pa leje në Komunën e Prishtinës, ku qytetarët përveç tarifës së rregullt që duhet të paguajnë, ata do të paguajnë plus 30 për qind të pagesës për shkak të ikjes së procedurës së rregullt, ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

Ai këto komente i bëri të enjten në një konferencë për media, me ç’rast ka bërë të ditur se të gjitha objektet për të cilat nuk kërkohet leje paraprake, pas përfundimit të afatit të paraparë kohor ato do të rrënohen.

Ndonëse e pranon të vonuar procesin e legalizimit të objekteve pa leje, Mustafa ka thënë se ky proces do ta ndalojë tendencën e ndërtimeve pa leje.

Mustafa: Legalizimi i objekteve do të ndalojë tendencën e ndërtimeve pa leje
(Video)
“Ky proces do ta ndalojë tendencën e ndërtimeve pa leje, që po mundohemi ta bëjmë edhe përmes hartimit të planeve rregulluese dhe përmes masave që po i marrim, me inspeksionin për parandalimin e këtyre ndërtimeve pa leje, në mënyrë që të vejmë një rregull në ndërtimet në qytet. Të gjithë e konsiderojmë që pak është vonë, mirëpo më mirë ta bëjmë tani, se sa që të lejoj që edhe më tutje informalitetet të rriten”, ka potencuar Mustafa.

Sipas tij, me legalizimin e objekteve do të vihet rregull në zhvillimin hapësinor dhe urban, por njëherësh do të krijohen të ardhura për ndërtimet infrastrukturore dhe ndërtimet tjera publike në interesat ë qytetarëve.

Mustafa ka bërë të ditur se në këtë proces do të përfshihen të gjitha llojet e objekteve, dhe paralajmëron se askujt nuk do t’i legalizohet objekti, nëse nuk është në pronësi të atij që aplikon.

Mustafa: Askujt nuk do t’i legalizohet objekti nëse nuk është në pronësi të tij
(Video)
“Me këtë proces ne do t’i përfshimë të gjitha ata që dëshirojnë t’i përfshin të gjitha objektet e tyre. Do të thotë të gjitha objektet që janë ndërtuar pa leje do të përfshihen në këtë proces, përfshirë edhe mbindërtimet, nënkulme, garazhet, pa marr statusin pronësor të tyre, sepse statusi pronësor pastaj do të rregullohet me procedurë. Natyrisht se askujt nuk do t’i legalizohet objekti në qofte se nuk është në pronësi të tij, ose në bazë të kërkesave që i parashtron ligji”, ka thënë ai.

Për më tepër, Mustafa paralajmëron se procesi do të përfundojë në fund të këtij muaj dhe mandej komuna do të fillojë me procedimin e lejeve për ata që i plotësojnë kushtet. Ai gjithashtu ka thënë se do të ketë pagesë për 30 për qind më shumë për të gjitha ata që i kanë ikur procedurës së rregull ligjore për nxjerrjen e lejes së ndërtimit.

Mustafa: Pagesë 30% më shumë se ata që kanë ndjekur procedurat e rregullta
(Video)
“Çmimi i legalizimit është taksa apo tarifa që paguan qytetarët për ndërtime të rregullta. Themi edhe ndërtimet individuale, edhe ndërtimet kolektive plus 30 për qind që është paraparë që këta të paguajnë më shumë si shpenzime me rastin e legalizimit në krahasim me ata që i kanë ndjekur procedurat ligjore, ky është çmimi që është përcaktuar me rregulloren e Kuvendit të Komunës”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, kreu i komunës ka shfaqur shpresën se qytetarët nuk do të detyrojnë komunën të nisë rrënimin e objekteve, për shkak të mos aplikimit për legalizim, pasi që kjo nuk është në interesin e askujt, as të qytetarëve dhe as të komunës. /B.Brahaj/



_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Mustafa: Legalizimi do të ndalojë ndërtimet pa leje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum