www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Inva Mula ne jahtin e biznesmenit kosovar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 27
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Inva Mula ne jahtin e biznesmenit kosovar   Fri Oct 08, 2010 5:47 pm



Ka qenë një muaj i tërë pushimesh që sopranoja e njohur Inva Mula ka vendosur këtë vit t’i kalojë në jug të Shqipërisë së bashku me Et’hem Ramadanin, biznesmenin kosovar, për lidhjen me të cilin u përfol që para divorcit nga Pirro Çako. Përpara turit për në Himarë apo Sarandë, sopranoja Inva Mula dhe partneri i saj kanë qenë më parë në Orikum (Vlorë), pikërisht në portin e jahteve ku janë realizuar dhe këto foto paparaci që po publikojmë. Ata kanë preferuar të rrinë vetëm në intimitetin e njëri-tjetrit, por dhe në shoqërinë e miqve dhe të afërmve të tyre nga Kosova dhe Tirana. Bashkë me ta pushoi dhe motra e Invës, e cila ka qenë e pranishme me çiftin më shumë se të tjerët. Siç e shihni dhe nga këto foto të realizuara në një pozicion pak larg, vihet re Inva, me flokët e mbledhura me elegancë, syzet e errëta dhe trupin në formë. Ajo i shërbente pothuaj përditë kafen me tabaka Et’hemit dhe miqve të pranishëm, ndërsa vihej re zhdërvjelltësia e sopranos 47-vjeçare. Gjatë qëndrimit aty, vihej re që lëvizte shpesh nga kati i parë i jahtit luksoz, në të dytin ndërsa bisedonte me tone të larta dhe gazmore. Inva me pushime natyrshëm s’ishte Inva me fustane të rëndë dhe të errët rolesh skenike. Ajo është parë me fustane të shkurtër dhe transparentë plazhi dhe me lëkurë shumë të bardhë, ku duket se nuk është shumë e afeksionuar pas rrezeve të diellit dhe lëkurës bronx. Gjatë gjithë kohës i qëndronte shumë pranë partnerit të saj filantrop dhe të mirësjellshëm, i cili ato ditë e kishte ende të dukshëm problemin në këmbë, pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka kryer në Dubai. Çifti mund ta kalonte gjithë ditën aty në jaht, në qetësinë e mrekullueshme të portit, dhe herë pas here në shoqërinë e motrës së Invës dhe miqve të ngushtë. Gjatë gjithë kohës në jahtin ku ata pushonin dëgjoheshin tinguj të muzikës klasike që buçisnin nga brenda jahtit. Ata shiheshin të dy bashkë jo vetëm gjatë ditës, por edhe në mbrëmje ndërsa shkëmbenin përqafime intime. Në ditën e fundit të pushimeve në Orikum, ata i vizituan edhe miqtë e tyre çifti Timo Flloko dhe Vera Grabocka, të cilët shquhen në një nga fotot spontane në katin e dytë të jahtit. Të gjithë së bashku u nisën drejt bregdetit jugor shqiptar, për t’u rikthyer sërish pas disa ditësh. Padyshim që gjatë qëndrimit të tyre në jahtin luksoz, ka qenë i pranishëm dhe djali i sopranos Anthony, i cili këtë vit pushimet i ka ndarë me të dy prindërit tashmë të divorcuar. Shumë prej ditëve të nxehta ai i ka kaluar në pishina më të jatin, Pirron. Ndërkohë që pas pushimeve Inva, ka vazhduar të qëndrojë në Tiranë për projektin e saj artistik “Përrallat e Hoffmanit”, premiera e së cilës hapi sezonin artistik të Teatrit të Operas dhe Baletit, të premten në mbrëmje në Tiranë.
Inva dhe Et’hemi
ngrejnë fondacionin e tyre për artistë
Inva dhe Et’hemi do të organizojnë sot në orën 20:00 në katin 21 të kullës ABA, një ceremoni për përurimin e “HI Classic”. Së bashku me sipërmarrësin dhe humanistin shqiptar Et’hem Ramadani, Inva krijoi fondacionin kulturor shqiptar “HI CLASSIC”. Fondacioni ka për mision krijimin dhe mbështetjen e nismave kulturore mbarëkombëtare duke krijuar traditë në to, si edhe zbulimin dhe promovimin e talenteve shqiptare në fusha të ndryshme te artit. Deri tani ky fondacion ka ndihmuar artistë të ndryshëm shqiptare në projektet e tyre, ka pajisur me veprën e plotë të Kadaresë biblioteka në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ka mbështetur revistën letrare “Mehr Licht”, Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Poeteka”, etj. Një nga projektet madhore të “Hi Classic” është krijimi i Qendrave të Meditimit në trevat shqiptare, nën moton: “Qetësia dhe shëndeti i mendjes, fundi i të këqijave për shqiptarët”.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Inva Mula ne jahtin e biznesmenit kosovar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum