
Me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë rritet edhe nevoja e zvogëlimit të prezencës së NATO-s në vendin tonë, tha zv.kryeministri Hajredin Kuçi. ...
Sipas tij, Kosova nuk është vend i izoluar por mund të kontribuojë në paqen rajonale dhe më gjerë. Këto komente, Kuçi i bëri në një konferencë për sigurinë të organizuar nga Kolegji Universitar AAB dhe Qendra kosovare për studime të sigurisë.
Qeveria e Kosovës vlerëson se përpjekjet për anëtarësim në strukturat euroatlantiken do të bëjnë që Serbia dhe Kosova të lënë anash konfliktet bilaterale. Megjithatë sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi pretendimet territoriale nga cila do palë janë burim i tensionimit dhe pasigurisë. Prandaj sipas tij, Bashkimi Evropian duhet që të koordinojë mirë imponimet për vendimet që marrin qeveritë pasi e kundërta do të nxiste forcat radikale.
Në konferencën “Kosova dhe siguria rajonale”, u theksua edhe nevoja e ndryshimit të konceptit të sigurisë. Gjatë një dekade, sipas ministrit të brendshëm Bajram Rexhepi në Kosovë është investuar në sigurinë kolektive. Mirëpo tash institucionet konsiderojnë se mekanizmat e sigurisë duhet të orientohen drejt sigurisë individuale. Rexhepi vlerëson se aksionet e fundit në veri të vendit tregojnë vendosmërinë e institicuoneve për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët.
Megjithatë ekspertët e sigurisë vlerësojnë se situata e sigurisë në vend mbetet e brishtë. Ramadan Qehaja thotë se një situatë e tillë është krijuar për shkakun se nuk kemi arritur të vëmë në kontroll një pjesë të territorit shtetërorë. Por kryetari i komisionit parlamentyarë për siguri, Rrustem Mustafa tha se sa i përket sigurisë Kosova nuk është e rrezikuar nga faktorë të jashtëm por nga korrupsioni dhe krimi organizuar që burojnë nga brenda.
Ne konferencën për sigurinë të organizuar nga kolegji universitarë AAB-Riinvest dhe qendra për studime të sigurisë, u trajtua edhe zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri Fehmi Mujota tha se ngritja e kësaj force po bëhet sipas planeve të parapara dhe se gjitha aktivitetet e saj bëhen me standarde të larta.
_________________________________________________________________________
Per informata ne Ptk kliko ketuQendrim Rexhaק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]