www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kërkohet lejimi i bartjes së shamisë nëpër shkolla

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Kërkohet lejimi i bartjes së shamisë nëpër shkolla   Sat Oct 09, 2010 2:52 am




Organizuar nga një grup prej 30 OJQ-ve të Kosovës, qindra vetë kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar ndryshimin e nenit administrativ për ndalimin e bartjes së shamisë nëpër shkollat publike.

Pas një ore e gjysmë protestë, anëtarë të këshillit drejtues të protestës janë takuar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilit ia kanë dorëzuar kërkesën e tyre, sipas së cilës institucionet vendore do të kenë 30 ditë afat për shqyrtimin e saj.

Burim Gjigoga, anëtar i Këshillit drejtues të protestës, ka kërkuar heqjen e udhëzimit administrativ 6/2010 me të cilin po u ndalohet vajzave myslimane përdorimi i shamisë në shkollat publike në Kosovë.

Gjigoga: Në BE nuk shkohet me korrupsion, por mund të shkohet me shami
(Video)
“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovë, ne i bëjmë thirrje institucioneve në përgjithësi se në rrugën drejt integrimit në Unionin Evropian, nuk mund të shkohet më shkelje të Kushtetutës, nuk mund të shkohet me krim të organizuar, nuk mund të shkohet me shkelje të të drejtave të njeriut, nuk mund të shkohet me korrupsion, por mund të shkohet me shami”, ka thënë Gjigoga.

Leonita Islami, nxënëse në shkollën fillore “Hysni Zajmi” Gjakovë, e cila është përjashtuar nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë, ka vlerësuar se shamia paraqet vlerat dhe traditat e fesë islame.

Islami: Të na lejohet lirshëm shkollimi
(Video)
“Mbulesa ime dhe e motrave të mija, paraqet vlerat dhe traditat e po këtij populli, ndër shekuj. Shamia është petku i dlirësisë, sinqeritetit dhe vendosmërisë për të kontribuar për këtë shoqëri. Ne fëmijët e këtij populli thirremi në deklarate e përgjithshme në nenin 1, 2, 3, 18 dhe 26 që të lejohemi të vazhdojmë lirshëm shkollimin tonë, pa asnjë presion nga kushdo qoftë ai”, ka thënë Islami.

Protesta ka kaluar pa asnjë incident, dhe protestuesit janë shpërndarë të qetë.
Protesta të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, ndërsa Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se nuk mbështet protestat./B.Brahaj/

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Kërkohet lejimi i bartjes së shamisë nëpër shkolla

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum