www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fillon viti akademik në Universitetin e Prizrenit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Fillon viti akademik në Universitetin e Prizrenit    Mon Oct 11, 2010 11:42 pm



Pas shumë përgatitjeve nga dita e sotme ka filluar viti i parë akademik në Universitetin e Prizrenit, me ç’rast në ceremoninë e hapjes përveç studentëve dhe profesorëve kanë marrë pjesë edhe mijëra qytetarë dhe drejtues të institucioneve.

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ky universitet do të jetë model për rajonin dhe do të nxjerrë gjenerata që do të kenë rolin e ndryshimeve pozitive për të ardhmen e Kosovës.

Duke shprehur përkrahjen e tij për Universitetin e Prizrenit, kryeministri ka vënë në dukje se në këtë institucion të arsimit të lartë do të ketë vend jo vetëm për të rinj nga rajoni i Prizrenit, por nga të gjitha viset shqiptare.

Thaçi:Universiteti i Prizrenit do të jetë model në rajon
(Video)
“Universiteti i Prizrenit do të jetë model në rajon. Do të jetë universitet i hapur për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë. Do të jetë model për rajonin, jo vetëm për qytetin e Prizrenit por për të gjithë këtë regjion dhe më gjerë”, ka thënë Thaçi.

Duke premtuar edhe në të ardhmen mbështetjen për këtë universitet, kryeministri Thaçi ka theksuar se në Universitetin e Prizrenit do të studiojnë studentë nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë.

Thaçi: Ky universitet hapet për të ardhmen
(Video)
“Ky universitet hapet për të ardhmen, për të investuar në rini, te studentët, që ju ta merrni në dorë drejtimin e vendit për ta ndryshuar për të mirë edhe Prizrenit dhe Kosovën dhe unë dua të besojë që me këto potenciale dhe energji që keni një nga ju në të ardhmen do të bëhet fitues i çmimit Nobel për dije”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja është shprehur se hapja e këtij universiteti të ri shënon një ditë të madhe në historinë ngase po fillon një epokë e re. Muja lavdëroi Qeverinë e Kosovës, duke thënë se po bën hapa kolosal.

Muja: Rinisë janë duke iu krijuar kushtet për t’u shkolluar në vendlindje
(Video)
“Rinisë tonë të Komunës së Prizrenit, të regjionit dhe më gjer është duke i krijuar kushte të volitshme për tu shkolluar në vendlindje,me më pak shpenzime dhe për të marr nxënie nga mësimdhënës shumë të respektuar, shkencëtarë të shquar, vendor dhe ndërkombëtar”, ka thënë Muja.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, ka thënë se qytetit të Prizrenit nga sot po i shtohet fuqia me hapjen e Universitetit të Prizrenit.

Hoxhaj: Asnjë brucosh nuk do të mbetet jashtë bankave të universitetit
(Video)
“Qëllimi jonë është që të arrijmë përfshirjen në arsimin e lartë dhe asnjë i ri i cili ka përfunduar shkollën e mesme qoftë në qytet të Prizrenit, Sharr, Rahovec, Gjakovë, Therandë, në Shtime apo Mitrovicë nuk do të mbetet jashtë bankave të universitetit, meqë Qeveria e Kosovës në këtë vit në qytetin e Prizrenit dhe Prishtinës, në dy universitetet publike ofron 22 vende të lira për 22 mijë brucoshë që ka Kosova. Mendoni në 2007 kanë qenë vetëm 7 mijë vende dhe tash i keni 22 mijë vende do të thotë disa mijëra vende më shumë”, ka thënë Hoxhaj.

Për më tepër, ai ka thënë se për hapjen e këtij universiteti, qyteti i Prizrenit ka pas mbështetje kryesore nga kryeministri Thaçi i cili këtë projekt e ka pas projekt personal të tij.

Hoxhaj: Do të jetë cilësia ajo e cila do ta dallojë Universitetin e Prizrenit
(Video)
“Synon që të jetë universitet ndërkombëtar rajonal për Kosovën dhe shtetet tjera të rajonit dhe synon që të ofrojë studime interdisiplinare dhe i cili do të dallohet nga të gjitha universitetet tjera të Kosovës për cilësi, do të jetë cilësia ajo e cila do ta dallojë Universitetin e Prizrenit”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkaq rektori i Universitetit të Prizrenit, Ronald Moench fillimin të vitit akademik e ka quajtur si ditë me rëndësi të madhe si për Prizrenit, ashtu edhe për tërë rajonin.

“Sot është një ditë e madhe për universitetin e ri, universitet ky që ka një rrëndësi të veçantë për Prizrenin dhe rajonin. Sot nuk është politika në qendër të vëmendje, por jeni ju studentë të Universitetit të Prizrenit që do të vijoni ligjëratat këtu”, ka thënë ai.

Me rastin e hapjes së vitit të parë akademik, rektori Moench ka dhënë edhe gjashtë indeksat e parë për të gjashtë drejtimet që ka Universiteti i Prizrenit.

Në përbërje të Universitetit të Prizrenit, do të jenë Fakulteti Juridik, Ekonomik, i Edukimit, i Filologjisë, Fakulteti Filozofik dhe me mundësi që në të ardhmen të themelohet edhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe ai i Arteve.

Ndryshe, ligjëratat në këtë Universitet edhe pse ishin paraparë të fillojnë më 8 tetor, pritet të nisin nesër. /L.Gashi/

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Fillon viti akademik në Universitetin e Prizrenit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum