www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Subjektet politike jo shumë të interesuara për reformim të legjislacionit zgjedhor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Subjektet politike jo shumë të interesuara për reformim të legjislacionit zgjedhor   Mon Oct 11, 2010 11:43 pm




Partitë politike nuk pajtohen për reformën e legjislacionit zgjedhor, ku disa kërkojnë më shumë reforma, ndërsa te disa nuk përkrahen këto, por disa japin edhe arsyetimet që nuk ka kohë të mjaftueshme për reforma të thella, pasi pritet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në fillim të vitit 2011.

Këto konkluzione kanë dalë nga tryeza e rrumbullakët me temën “Reformimi i legjislacionit zgjedhor” të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ku me këtë rast ka publikuar edhe analizën publike “Reforma në sistemin zgjedhor të Kosovës”.

Ndonëse kanë qenë të ftuar dhe kanë konfirmuar ardhjen për në këtë tryezë dy zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj, që të dy kanë munguar, por gjithashtu kanë munguar edhe përfaqësuesit e opozitës si nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala dhe sekretari i përgjithshëm i LDD-së Lulzim Zeneli.

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçit, Lirak Çelaj njëherë përfaqësues në Grupin Punues të Zgjedhjeve, ka thënë se për t’u bërë Kosova me shumë zona zgjedhore duhen shumë përgatitje teknike.

Ai ndërkaq ka kërkuar që procesi zgjedhor të jetë me lista të hapura dhe të votohet edhe lideri, në mënyrë që edhe ai të jetë i barabartë me të gjithë kandidatët e tjerë në listë.

Çelaj: Të votohet edhe lideri
(Video)
“Për lista nuk diskutohet që ato duhet të jenë të hapura dhe ne insistojmë që të votohet edhe lideri. Ky është qëndrimi ynë dhe pajtohemi plotësisht me raportin dhe qëndrimin që e ka paraqitur KDI-ja qe duhet të gjithë të votohen të gjithë duhet të jenë të barabartë para demokracisë dhe nuk duhet askush të gëzoj ndonjë privilegj të posaçëm. Prandaj ne mendojmë që nga numri që atyre që do votohet të votohet edhe lideri dhe ai t’i mbledhë votat vetë edhe lideri”, ka thënë Çelaj.

Ndërsa duke folur për balotazhin, ai ka thënë se ky proces ose duhet të shkohet me dy raunde siç është tash ose të votohet për kryetarin që asambleja komunale të zgjedh pastaj kryetarin.

Çelaj ka theksuar se pragu prej 5 % është i arsyeshëm dhe përket me realitetin këtu, sepse garanton një stabilitet politik. Ndërsa ka kërkuar që votat me kusht të hiqen.

Ndërkaq duke folur për Komisionin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), Çelaj ka thënë se kjo kompetencë duhet t’i bartet Gjykatës Supreme.

Por Ibrahim Makolli nga Aleanca Kosova e Re dhe njëherë përfaqësues në Grupin Punues të Zgjedhjeve ka kritikuar partitë politike në vend që nuk kanë treguar vullnet që menjëherë pas zgjedhjeve të hyjnë në rishikimin e legjislacionit.

Ai ka shtuar se prej vitit 2002 në Kosovë kanë qenë të imponuara sistemet zgjedhore dhe asnjëherë Kosova nuk e ka pas mundësinë që ato vetë t’i analizojë. Për më tepër ai ka shtuar se edhe ligji i fundit që është hartuar nga të tjerët dhe nuk ka pas hapësirë për të ndryshuar në Kuvendin e Kosovës.

Makolli ka përkrahur që Kosova të ketë më shumë zona zgjedhore, duke përmendur një shembull që nga një komunë ofrohen mijëra vota dhe nuk ka asnjë të zgjedhur në parlament, ndërsa nga një komuna me 20 mijë vota ka 10 deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Makolli: Zonat zgjedhore krijon epërsitë e veta
(Video)
“Për shumë arsye mendoj që ndarja e Kosovës në disa zona zgjedhore krijon epërsitë e veta, por edhe mangësitë e veta, por kësisoj do të krijonte një lidhje direkt mes të përzgjedhurit me zgjedhësin. Për fat të keq, Kosova edhe kësaj kohe do të mbetet një zonë zgjedhore edhe për shkak të kohës së ngushtë dhe teknikisht nuk mund të implementohet, po ashtu nuk është treguar ndonjë diskonim politik për diçka të tillë”, ka thënë Makolli.

Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës, ka thënë se ideja e reformimit zgjedhor është reformimi ose zgjedhjet janë roli themeltar i një shoqërie demokratike, duke pasur parasysh që shoqëria civile tani nuk është e përfshirë në këtë dinamikë të këtij procesi.

Kryeziu ka përkrahur që Kosova të ketë më shumë zona zgjedhore, por ka përmendur faktin që tash për tash nuk premton koha për një gjë të tillë.
Ai ka kërkuar që Kosova të zvogëlojë pragun zgjedhor nga 5 në 3 për qind, duke thënë se në këtë mënyrë do të kishte më shumë subjekte politike të përfaqësuara në Kuvend.

Kryeziu: Do të kishte më përfaqësim më të madhe të partive në Kuvend
(Video)
“Kjo është një çështje edhe sot e diskutueshme në vitin 2007 dhe shoqëria civile edhe atëherë ka kërkuar që ky prag të mos jetë 5 %, por të jetë 3 % dhe të mundësojë përfaqësimin e subjekteve politike edhe më vogla që të jenë pjesë e demokracisë deri sa të jemi në një shoqëri në transicion. Por kjo është edhe si rekomandim i Këshillit të Evropës që pragu në ato demokraci të qëndrueshme pragu zgjedhor të jetë përafërsisht 3 për qind”, ka thënë Kryeziu.

Analiza publike është punuar për faktin se zgjedhjet e fundit lokale të organizuara në Kosovë në nëntor të vitit të kaluar, nxorën në pah një numër të madh problemesh dhe parregullsish që në përgjithësi dëmtuan imazhin e procesit zgjedhor dhe si rezultat nxorën nevojën për rishikimin e legjislacionit aktual./S.Shkodra/

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Subjektet politike jo shumë të interesuara për reformim të legjislacionit zgjedhor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum