www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Abdullahu: Qeveria e koalicionit ka dështuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Abdullahu: Qeveria e koalicionit ka dështuar   Tue Oct 12, 2010 2:11 am


Zyrtarët nga Aleanca Kosova e Re (AKR), e kanë fajësuar koalicionin aktual qeverisës për dështime në realizimin e premtimeve të dhëna qytetarëve të Kosovës dhe tash së fundi për krizën politike të shkaktuar në vend, si dhe për situatën e tensionuar e të brishtë të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

Në një konferencë për media të AKR-së, këshilltari për politikë dhe siguri nacionale i liderit të kësaj partie, Shefki Abdullahu tha se fajtor për krijimin e krizës është dështimi sistematik i bashkëqeverisjes nga dy subjektet më të mëdha politike në vend.

Abdullahu: Qeveria e koalicionit ka dështuar
(Video)
“AKR-ja konstaton se fajtor kryesor për një gjendje të tillë, është dështimi sistematik i bashkëqeverisjes aktuale të dy subjekteve më të mëdha politike në vend. Deri më tani, e gjithë kjo tregon qartë, se Qeveria e koalicionit në fjalë nga momenti i marrjes se pushtetit, dështoi në realizimin e premtimeve të dhëna qytetarëve të Kosovës, e madje nuk plotësoi as kërkesat më elementare të tyre”, ka thënë ai.

Ai vlerësoi se siguria në vend është e qëndrueshme, kurse në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e brishtë dhe pjesërisht e kontrolluar nga institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare edhe pse ditëve të fundit, aksionet e përbashkëta të SHPK-së dhe EULEX-it në mbështetje të plotë të KFOR-it, janë inkurajuese

Në emër të AKR-së, këshilltari Abdullahu edhe ka kërkuar koordinim veprimesh të institucioneve relevante në bazë të përgjegjësive që kanë dhe të ndërmarrin hapa konkret në fushat specifike, siç janë intensifikimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe rikthimin e sundimit të plotë të rendit dhe ligjit dhe kontrollin e plotë kushtetues në tërë territorin e Kosovës, posaçërisht në veri të Kosovës.

Abdullahu: Koordinimet të jenë të përbashkëta
(Video)
“Aleanca Kosova e Re duke marrë parasysh situatën aktuale politike, kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës një bashkëpunim të plotë me institucionet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë, të koordinojnë veprimet e përbashkëta përmes institucioneve relevante në bazë të përgjegjësive që kanë dhe të ndërmarrin hapa konkret në fushat specifike”, është shprehur Abdulahu.

Ndërkohë sa u përket bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sipas AKR-së ato më mirë është të zhvillohen pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe konstituimit të institucioneve të reja./B.Brahaj/

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Abdullahu: Qeveria e koalicionit ka dështuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum