www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Një vizitë relaksuese e nxënësve në kampin e forcave greke

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Një vizitë relaksuese e nxënësve në kampin e forcave greke   Tue Oct 12, 2010 2:19 am


Nxënësit e shkollës fillore “Skënderbeu” nga Jezerci i Ferizajt dhe ata të shkollës “Dituria” nga Strazha e Kaçanikut, kanë kaluar së bashku disa çaste shoqërimi me pjesëtarët e forcave greke në kampin “Rigas Fereos” në Gurëz.

Ata gjatë qëndrimit kanë zhvilluar disa aktivitete sportive, ndërsa nuk ka munguar as dreka e përbashkët ku ka dominuar ushqimi tradicional grek. Me këtë rast komandanti i KFOR-it grek, nënkoloneli Jorgos Chatzitheofanou ka thënë se momentet e shoqërimit janë të veçanta ngase në këtë mënyrë nxënësit njihen me punën dhe aktivitetet e pjesëtarëve të KFOR-it.

“Ne ju kemi ftuar sot që të bëhemi shokë, do të luajmë futboll, basketboll e sporte tjera. Do ta vizitojmë kampin dhe ju do të njiheni me jetën e ushtarëve në kamp”, tha ai.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Ferizajt Bajrush Xhemajli, i cili ka thënë se takimet e tilla shërbejnë për lidhjen e urave të miqësisë.

Ndërkohë edhe drejtori i shkollës fillore “Skënderbeu” , Burim Uksmajli si dhe nxënës të kësaj shkolle e vlerësuan lart qëllimin e vizitës, duke thënë se KFOR-i në vazhdimësi ka ndihmuar shkollën e tyre dhe se kjo vizitë hynë në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta.

Ndryshe, KFOR-i grek është përgjegjës për ruajtjen e sigurisë në Ferizaj, ndërsa u bë e ditur se takime të tilla me fëmijë të shkollave do të ketë edhe në të ardhmen./B.Idrizi/

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Një vizitë relaksuese e nxënësve në kampin e forcave greke

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum