www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kosova dhe Franca thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Kosova dhe Franca thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit   Tue Oct 12, 2010 2:32 am


Prokuroria e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe Drejtoria e krimeve dhe faljeve në Ministrinë e Drejtësisë dhe Lirive të Francës, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, i cili ka për qëllim përforcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Nënshkrimi i memorandumit është bërë të hënën nga kryeprokurori i shtetit të Kosovës Ismet Kabashi dhe Maryvonne Caillibotte nga Drejtoria e Krimeve dhe Faljeve në Ministrinë e Drejtësisë dhe Lirive të Francës.

Kryeprokurori Kabashi pas nënshkrimit të këtij memorandumi ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është këmbimi i informatave dhe përvojave ndërmjet dy shteteve.

Kabashi: Marrëveshja synon luftimin e krimit të organizuar
(Video)
“Kjo marrëveshje ka të bëjë me lehtësimin e këmbimit ndërkombëtar dhe të informatave mes të dyja shteteve, me qëllim të luftimit më të suksesshëm të krimit të organizuar dhe sidomos me qëllim të këmbimit të përvojave të prokurorëve të Republikës së Francës që merren me krimin e organizuar, me qëllim që ato përvoja ne t’i shfrytëzojmë në punën tonë të mëtejme”, ka thënë Kabashi.

Maryvonne Caillibotte nga Drejtoria e Krimeve dhe Faljeve në Ministrinë e Drejtësisë dhe Lirive të Republikës së Francës, ka thënë se nënshkrimi i këtij memorandumi është shumë i rëndësishëm për luftën e krimit të organizuar.

Caillibotte: Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është shumë i rëndësishëm
(Video)
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është shumë i rëndësishëm për ne, që ka të bëjë me luftën e krimit të organizuar dhe t’i angazhoj të gjithë prokurorët dhe policët me qëllim të luftimit të krimit të organizuar”, ka thënë Caillibotte.

Në kuadër të kësaj marrëveshje do të ketë kompetenca edhe Prokuroria Speciale, respektivisht Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Prokuroria e Shtetit të Kosovës marrëveshje të tilla deri më tani ka nënshkruar edhe me Kroacinë, Malin e Zi, Italinë, ndërkaq nesër pritet të nënshkruhet një marrëveshje e tillë edhe me Shqipërinë

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Kosova dhe Franca thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum