www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Për ambasadorët e diskutueshëm ‘zgjat Zot kësi moti’

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Për ambasadorët e diskutueshëm ‘zgjat Zot kësi moti’    Thu Oct 14, 2010 12:14 am


Prishtinë, 13 tetor – Dorëheqja e ish-presidentit Fatmir Sejdiu, dhe kriza politike e shkaktuar pas saj, ka ndikuar në stopimin e ndryshimeve në stafin diplomatik të Kosovës.
Mosmarrëveshjet në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK kanë ndikuar që për shumë procese të pritet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe konsolidimi i institucioneve të reja.
Kjo ka ndodhur edhe me ndryshimet eventuale në stafin diplomatik të Kosovës, të paralajmëruar gati para dy muajsh nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Andaj, ambasadorët kosovarë duket se “ia kanë parë hairin” krizës politike në Kosovë, pasi që, sipas zëvendësministres për Punë të Jashtme, Vlora Çitaku, çështja e ndryshimeve në stafin diplomatik është shtyrë për një afat të papërcaktuar, apo deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Zëvendësministrja Çitaku ka deklaruar për “Kohën Ditore” se politika e jashtme është një domen në të cilin presidenti i Kosovës është autoriteti më i lartë dhe vendimi për ndryshim në stafin diplomatik duhet të merret në koordinim mes presidentit-kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm.
“E tash, për shkak të rrethanave të reja politike, kjo çështje është shtyrë për një afat të papërcaktuar”, ka thënë Çitaku, duke shtuar se vendimet eventuale për këto ndryshime duhet të merren në një kohë kur Kosova të ketë presidentin e ri.
E pyetur se ku qëndron problemi që për këto ndryshime nuk mund të konsultohet me ushtruesin e detyrës së presidentit Jakup Krasniqi, Çitaku e ka arsyetuar me mosurgjencën e kësaj çështjeje.
“Jo, ushtruesi i detyrës i ka të gjitha kompetencat që i ka edhe presidenti. Mirëpo ju duhet ta kuptoni kontekstin politik më tepër, se nuk është çështje me karakter urgjent”, ka potencuar Çitaku.
Në anën tjetër, më 23 gusht të këtij viti, ambasadori i Kosovës në Shqipëri Gazmend Pula, pati dhënë dorëheqje, duke e lënë të zbrazët postin e ambasadorit kosovar në Tiranë, post ky që ka mbetur ende i zbrazët.
Edhe pse deri në dorëheqjen e ish-presidentit Sejdiu, MPJ-ja kosovare ka pasur kohë të mjaftueshme për të rekomanduar një ambasador, pasi që Pula pati dhënë dorëheqje më 23 gusht, ndërsa Sejdiu më 27 shtator, edhe kjo çështje është shtyrë për një afat të pacaktuar.
Zëvendësministrja Çitaku për këtë çështje ka thënë se sipas Ligjit për shërbimin diplomatik, përzgjedhja dhe emërimi i një ambasadori bëhet me rekomandim të ministrisë dhe të Qeverisë nga ana e presidentit. “Besojmë se kjo punë nuk do të vonojë shumë”, ka shtuar ajo.
Qysh gjatë muajit gusht të këtij viti, nga Ministria e Punëve të Jashtme ishte thënë se nga një komision i ministrisë është hartuar një raport për performancën e stafit diplomatik dhe së shpejti do të ndodhin edhe ndryshimet.
Por, Ibrahim Gashi, anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, tregon se në komision kurrë nuk e kanë parë një raport të atillë.
“Realisht ne nuk e kemi parë kurrë atë raport, vetëm kemi dëgjuar se është ngritur një komision, i cili është duke e bërë vlerësimin e performancës së ambasadorëve dhe të stafeve diplomatike të Republikës së Kosovës në vendet e huaja”, ka thënë Gashi për gazetën.
Gashi tregon se në mënyrë individuale kanë pranuar ankesa dhe vërejtje për çështje të ndryshme, por të cilat nuk janë adresuar në mënyrë zyrtare.
Ai është ankuar edhe për mungesë transparence nga ana e MPJ-së, nën arsyetimin, siç ka thënë ai, se kompetenca për të menaxhuar, monitoruar e vlerësuar stafin diplomatik, është vetëm e Ministrisë së Jashtme.
Megjithatë, sa u përket ndryshimeve apo edhe emërimeve, siç është rasti me ambasadorin tonë në Shqipëri, Gashi mendon se do të ishte e mundur që edhe ushtruesi i detyrës së presidentit ta bënte atë.
Por, Gashi konsideron se për këtë duhet iniciativa e ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, për të cilën ai nuk beson se do të ndodhë derisa të zgjidhen institucionet e reja të vendit.
Ndërsa Ylli Hoxha, nga Klubi për Politikë të Jashtme, ka vlerësuar se Kosova aktualisht nuk ka kapacitet politik për ta trajtuar çështjen e ndryshimeve qoftë të stafit, qoftë të ambasadorëve.
“Kemi rastin e emërimeve në gjykatat e nivelit komunal, i cili e dëfton gjendjen e marrëdhënieve brenda koalicionit dhe domosdo kjo krizë politike do të reflektohet edhe në këtë segment dhe ky sistem aktual nuk mund të prodhojë rezultate”, ka thënë ai të martën për gazetën.
“Nuk mund të pritet të ketë funksionalitet, e në veçanti në aspekte ku preken interesa të aktorëve të ndryshëm dhe të partive politike në koalicion. Kështu edhe me rastin e emërimit të ambasadorit të Kosovës në Shqipëri”, ka vlerësuar ai.
Ndryshe, “Koha Ditore” pati raportuar gjatë korrikut se EULEX-i është duke hetuar aferën e çekut prej 16.2 milionë eurosh të konzorciumit “Kosmocell”, i cili tash e tre vjet vazhdon të mos jetë i derdhur në thesarin e shtetit, e kjo kishte ndodhur në kohën kur në krye të ART-së ishte ambasadori kosovar në Slloveni, Anton Berisha.
Lidhur me këtë, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, pati deklaruar se askush nuk është mbi ligjin dhe pati paralajmëruar se nëse vërtetohet implikimi i ambasadorit Berisha në aferën e çekut 16- milionësh të konzorciumit “Kosmocell”, atëherë MPJ-ja do të ndërmarrë veprime karshi gjetjeve të EULEX-it.
Por, deri më tani, nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret, e pasi që ndryshimet janë lënë tek pas zgjedhjeve dhe institucioneve të reja, ambasadori Berisha ka arsye t’i gëzohet krizës politike në Kosovë, po qe se në raportin e MPJ-së është rekomanduar diçka për të.
Gjithashtu gazeta pati raportuar se në kuadër të procesit të ashtuquajtur “riformatim” do të mund të përfshiheshin edhe ambasadori në Tiranë, Gazmend Pula, i cili tashmë veç ka dhënë dorëheqje, ambasadori në Romë, Albert Prenkaj dhe ambasadori në Bernë, Naim Mala.
“Asnjëri nga këta tre ambasadorë nuk ka dëshmuar se është i denjë për të qenë në krye të përfaqësive diplomatike në shtetet respektive”, ka thënë një zyrtar i lartë brenda Qeverisë së Kosovës, në kushte anonimiteti.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Për ambasadorët e diskutueshëm ‘zgjat Zot kësi moti’

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum