www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Google lancon faqen e dedikuar per TV

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 28
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Google lancon faqen e dedikuar per TV   Thu Oct 14, 2010 4:49 am

Derisa adhuruesit e kompanisë Google janë në pritje të lansimit të pajisjeve të integruara me Google TV, gjiganti amerikan i njohur për motorin e saj të kërkimit, Google, ka lëshuar uebfaqen e dedikuar për shërbimin Google TV.

Për më tepër, pajisja e re e cila do ta ofrojë shërbimin Google TV, Logitech Revue do të lëshohet nesër, ndërsa pritet që edhe Sony ta lansojë televizorin e saj HDTV, javën e ardhshme.

Në faqen më të re të internetit të dedikuar për Google TV, ju do të mund të bëni një “shëtitje” dhe të mësoni më shumë rreth asaj që do të ofrojë ky shërbim.

Google, shërbimin e saj me shtesën TV, e ka përshkruar si “televizioni takohet me makinën e kërkimit”, ndërsa i njëjti do të ofrojë një spektër të gjerë të aplikacioneve dhe ndër të tjera ju do të jeni në gjendje të kërkoni në ueb për përmbajtjen të cilën dëshironi ta shikoni në Google TV.

Mirëpo, Google TV ofron edhe më shumë se kaq. Përmes këtij shërbimi ju do të mund të shfletoni faqet e preferuara në internet, të cilat janë të integruara me shfletuesin Chrome, të lëshoni aplikacione të ndryshme, si dhe ta përdorni telefonin tuaj Android si tele-pilot për Google TV.

Shërbimi i Google është pak a shumë i ngjashëm me Apple TV, ndërsa ofrohet mundësia e kërkimit të filmave përmes telefonit Android, përmes funksionit të quajtur Fling, i cili dedikohet enkas për Google TV.

Google TV gjithashtu mbështet streaming nga Netflix dhe ofron mundësinë për video sipas kërkesës që mund të blihen nga Amazon, ndërsa aty është edhe mundësia për të shikuar video në YouTube, dhe incizimin e përmbajtjes së preferuar përmes shërbimit Dish Network.

Nëse ju intereson edhe më shumë se kaq për Google TV, atëherë vizitoni faqen më të re dedikuar për këtë shërbim, www.google.com/tv/index.html

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Google lancon faqen e dedikuar per TV

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Teknologji-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum