www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkarkohet zyrtari që deportoi binjaket kosovare nga Austria

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Shkarkohet zyrtari që deportoi binjaket kosovare nga Austria    Sun Oct 17, 2010 12:41 am




Vjenë, 16 shtator - Ministrja e Brendshme e Austrisë, Maria Fekter (në foto) ka larguar nga puna zyrtarin i cili para pak ditësh mbikëqyri deportimin e binjakeve shqiptare 8 vjeçare nga Austria për në Kosovë. Motrat dhe i ati i tyre u ndaluan javën e kaluar pas bastisjeve të bëra herët në mëngjes dhe më pas u deportuan për në Kosovë, pasi kërkesa e tyre për azil u refuzua, ndërsa ata refuzonin që të ktheheshin me vetëdëshirë. Nëna e tyre, e cila po kurohet në një qendër psikiatrike, vazhdon të qëndrojë në Austri. Ky rast ka nxitur debate të shumta dhe ka dominuar për ditë të tëra në Austri.

Shtefan Shtorteki është larguar nga pozita e tij, sepse deportimit të vajzave i mungonte “ndjeshmëria” dhe se nuk ishte planifikuar dhe realizuar si duhet, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme austriake, Andreas Vallner, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Shefja e diplomacisë austriake po përballet me presion të shtuar për lejimin e familjeve që janë mirë të integruara për të qëndruar në Austri për arsye humanitare, edhe nëse këto familje nuk i plotësojnë kushtet për azil.

Organizata “Delja Vjollcë”, që lufton për të drejtat e familjeve të deportuara dhe shumë të tjerave në situatë të njëjtë, e ka mirëpritur vendimin e Fekterit për largimin nga puna të zyrtarit që realizoi deportimin e vajzave binjake kosovare. Përmes një deklarate, ky grup tha se “në Austri nuk kalon pa u vërejtur që ministrat të pranojnë gabimet dhe të sillen si duhet”.

Ndërkaq, Michael Landau, nga organizata bëmirëse Caritas, ka kërkuar edhe më shumë ndryshime sa i përket kësaj çështjeje.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Shkarkohet zyrtari që deportoi binjaket kosovare nga Austria

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum