www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thaçi në Ferizaj nuk komenton braktisjen e koalicionit nga LDK-ja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Thaçi në Ferizaj nuk komenton braktisjen e koalicionit nga LDK-ja   Sun Oct 17, 2010 1:32 am




Prishtinë, 16 tetor - Në kohën që Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se tërhiqej nga koalicioni qeverisës i vendit, kryeministri Hashim Thaçi, po takohej me biznesmenët e Ferizajt në një drekë pune. Ai, siç raporton KosovaLive, refuzoi t’u përgjigjet gazetarëve lidhur pasojat dhe kahet e zhvillimeve politike e shtetërore në vend, pas vendimit të LDK-së që të tërhiqet nga koalicioni qeverisës.
Kryeministri tha se po takohej me udhëheqësit e bizneseve, për të dëgjuar nga
afër idetë, sfidat dhe vizionet e tyre për zhvillimin e Kosovës, duke i konsideruar si promotorë të zhvillimit ekonomik.
Ai porositi bizneset e rajonit të Ferizajt që të përgatiten për të lidhur marrëdhënie partneriteti me kompanitë koncesioniste, pasi vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup, si njëri nga projektet më të mëdha të vendit, që do t’u mundësojë angazhime edhe bizneseve vendore.
“E theksoj se fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë Ferizaj Shkup, do të ndodh vitin e ardhshëm, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Unë jam i obliguar të respektoj procedurat plotësisht dhe transparencën e plotë. Me fillimin e këtij projekti, për ju do të hapet një mundësi e re, e jashtëzakonshme për punësim, për krijimin e vendeve të reja të punës", u shpreh i pari i Qeverisë.
Thaçi vizitoi të shtunën Fabrikën e veglave dhe aparateve plus në Ferizaj, për t’u njohur me afarizmin e kësaj ndërmarrjeje të privatizuar, që ka arritur të punësojë rreth 50 veta. Kryeministri mohoi që vizita e tij afaristëve ferizajas të ketë karakter fushate. Ai tha se po përpiqet t’u japë zemër bizneseve për zhvillim të mëtejshëm si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Thaçi vizitoi edhe shoqatat ferizajase të dala nga lufta. Ai u tha veteranëve të luftës dhe familjarëve të dëshmorëve se është meritë e luftës së gjithë popullit të Kosovës, që sot kemi mundësi të flasim për çështjet e zhvillimit dhe integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.
Kryeministri Thaçi refuzoi t’u përgjigjet gazetarëve lidhur pasojat dhe kahet e zhvillimeve politike e shtetërore në vend, pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të tërhiqet nga koalicioni qeverisës.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Thaçi në Ferizaj nuk komenton braktisjen e koalicionit nga LDK-ja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum