www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 AKR kundërshton formën e privatizimit të PTK-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: AKR kundërshton formën e privatizimit të PTK-së   Sun Oct 17, 2010 1:39 am


Prishtinë, 16 tetor - Aleanca Kosova e Re, e cila asnjëherë nuk është deklaruar se është kundër privatizimit, është pozicionuar kundër privatizimit në këtë formë të Postë-Telekomit të Kosovës, duke konsideruar se nuk mund të shkohet në privatizim të këtij aseti shumë të çmuar pa u bërë paraprakisht vlerësimi i drejtë, ka deklaruar të shtunën, në një konferencë për media, Ibrahim Makolli, shef i Grupit parlamentar të AKR-së.
Ai ka theksuar se qëndrimi i AKR-së përkitazi me privatizimin e PTK-së ka qenë dhe vazhdon të jetë i qartë.
“Dua të jem i qartë, sepse nganjëherë me apo pa qëllim po shtrembërohen qëndrimet tona në publik. AKR asnjëherë nuk është deklaruar se është kundër privatizimit, sepse koncepti ynë politik është shumë i qartë, për liberalizim të ekonomisë, por është deklaruar kundër formës së privatizimit”, tha Makolli, raporton KosovaLive.
Por, AKR është pozicionuar kundër privatizimit në këtë formë të PTK-së, ngase konsiderojmë se nuk mund të shkohet në privatizim të këtij aseti shumë të çmuar pa u bërë paraprakisht vlerësimi i drejtë”, ka nënvizuar Makolli.
Ai gjithashtu ka shtuar se AKR vlerëson se nuk është veprim i mençur privatizimi në këtë kohë të krizës globale financiare, ngase edhe kompanitë e interesuara tashmë në këtë krizë nuk ofrojnë ofertë të kënaqshme. Gjithashtu ka vërejtur se në asnjë vend institucionet në fund të mandatit nuk ndërmarrin vendime strategjike, prandaj e vlerësojmë se këto institucione nuk e kanë të drejtën për veprime të tilla strategjike.
Përkitazi me veprimet në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ku pretendohet se ka kaluar strategjia e Qeverisë për privatizimin e Postë-Telekomit, Makolli ka nënvizuar se në atë mbledhje e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e AKR-së kundër privatizimit të PTK-së, “për faktin se në vazhdimësi kemi shprehë kundërshtimin tonë për formën dhe modalitetet e privatizimit”.
Ai ka shtuar se kryetari i Kuvendit në mënyrë të kundërligjshme e ka vënë në votim strategjinë, sepse për debat kanë qenë të paralajmëruar edhe 14 deputetë dhe është dashur së pari të përfundojë debati dhe pastaj të vihet në votim.
“Në momentin kur kryetari i Kuvendit, në mënyrë të kundërligjshme e ka vënë në votim, shumica e deputetëve, e kanë lëshuar sallën, me çka është pamundësuar votimi për shkak të mungesës së kuorumit, e që është në kundërshtim edhe me Rregulloren e Kuvendit e edhe me Kushtetuten. Pra, si i tillë vendimi është i kundërligjshëm dhe i papranueshëm”, ka theksuar Ibrahim Makolli, në këtë konferencë për media.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

AKR kundërshton formën e privatizimit të PTK-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum