www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sejdiu: LDK-ja, piemont i vlerave nacionale të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Sejdiu: LDK-ja, piemont i vlerave nacionale të Kosovës    Sun Oct 17, 2010 1:40 am

Prishtinë, 16 tetor - “Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj shpirtëror, presidenti historik Ibrahim Rugova artikuluan të parët dhe më së miri kërkesën sublime dhe ekzistenciale të shqiptarëve të Kosovës për lirë dhe pavarësi. Nën udhëheqjen karizamtike dhe largpamëse të presidentit Rugova, Kosova krijoi shumë miq anekënd botës, të cilët e ndihmuan fuqishëm Kosovën dhe popullin e saj në udhën e çlirimit dhe të shtet-ndërtimit. LDK-ja ishte, është dhe do të mbetet piemont i vlerave nacionale të shqiptarëve të Kosovës, po edhe të të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, tha kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, në një tubim të mbajtur sot të degëve të kësaj partie në Prishtinë.

Pasi rikujtoi se LDK-ja ka qenë zëri i parë i fuqishëm antikomunist i kësaj pjese të Evropës Juglindore, Sejdiu tha se ajo është shkollë e demokracisë dhe e sjelljes së kulturuar politike e qytetare në Kosovë dhe si e tillë ajo është krejtësisht e veçantë në kuadër të spektrit politik jo vetëm në vendin tonë, po në të gjithë rajonin.

Në një komunikatë për opinion të LDK-së për këtë mbledhje, thuhet se kryetari i saj ka thënë se LDK-ja sot është në një proces të rëndësishëm të ripërtëritjes së saj me njerëz të rinj, të cilët kanë dije, arsimimi, edukatë dhe vullnet të madh për të dhënë kontributin e tyre për të ardhmen e LDK-së dhe, rrjedhimisht edhe të vendit. Sipas tij, LDK-ja ka qenë dhe mbetet parti e vlerave të mirëfillta nacionale dhe kombëtare dhe që t’i ruajë dhe t’i kultivojë edhe më tej këto vlera madhore duhet dhe do t’u japë mundësinë të gjithë njerëzve vullnetmirë, të cilët janë të gatshëm të punojnë për një Kosovë demokratike, për shtetin në të cilin sundojnë rendi e ligji.

Prandaj, vijoi Sejdiu, “duke i dhënë shansin LDK-së që ta qeverisë dhe ta udhëheqë vendin, qytetarët e Republikës së Kosovës ia besojnë ardhmërinë një subjekti serioz, që bën politikë në staza afatgjata dhe nuk i vë asnjëherë në lojë, për asnjë çmim, interesat madhore nacionale e shtetërore të Kosovës”.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Sejdiu: LDK-ja, piemont i vlerave nacionale të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum