www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Manaj: Ministrat e LDK-së po i dorëzojnë detyrat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Manaj: Ministrat e LDK-së po i dorëzojnë detyrat    Mon Oct 18, 2010 11:04 pm



Anëtarët e Qeverisë së Kosovës, nga LDK-ja, po dorëzojnë detyrën tek Sekretarët e Përhershëm të ministrive përkatëse. Kështu konfirmoi për Radio Kosovën, zëvendëskryeministri i deritashëm dhe njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj....Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, tha për Radio Kosovën se ende nuk ka dorëzim zyrtar të dorëheqjes.

Anëtarët e Qeverisë nga radhët e LDK-së, po dorëzojnë detyrat, sipas vendimit të kryesisë së LDK-së që u mor të shtunën për dalje nga koalicioni qeverisës. Zëvendëskryeministri i deritashëm dhe njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, tha se definitivisht nga sot nuk ka partneritet koalicioni dhe eksponentët e LDK-së, vetëm po kryejnë aspektet teknike të dorëzimit të detyrave.

“Ministrat do të bëjnë dorëzimin e detyrave sekretarëve permanent, me procesverbal, dhe kjo është akti juridik i dorëzimit”, tha manaj.

Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi tha për Radio Kosovën se ende nuk ka një dorëzim zyrtar të dorëheqjes. Ndërsa, pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i Kryeministrit pas mbetjes bosh të posteve ministrore, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, nuk thotë se a do të kërkoj LDK-ja votëbesimin e Qeverisë në Kuvend.

“Se çfarë do të veprohet në të ardhmen unë nuk mund të paragjykoj. Ne mbetemi edhe më tutje të përkushtuar për interesin e vendit, për procese zhvillimore të vendit, në kapacitete të plota”, tha Manaj.

Në Qeverinë Thaçi, LDK-ja ka pasur një zëvendëskryeministër, gjashtë ministra dhe disa zëvendësministra.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Manaj: Ministrat e LDK-së po i dorëzojnë detyrat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum