www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tribunali refuzon kërkesën e Balajt për lirim të parakohshëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Tribunali refuzon kërkesën e Balajt për lirim të parakohshëm    Tue Oct 19, 2010 1:03 am



Hagë, 18 tetor – Bëhet e ditur se Tribunali i Hagës ka refuzuar kërkesën e Hajredin Balaj për lirim të përkohshëm nga burgu. “Dhuna e brendshme, e pafrenuar dhe e pashfaqur që mban Balaj në vete, paraqet rrezik për shoqërinë”, thekson Tribunali në arsyetim.

“Balaj është dënuar me 13 vjet burg për torturë dhe vrasje të 11 të zënëve rob në një kamp në Llapushnik në vitin 1998.

Tribunali në nëntor të vitit 2005 e dënoi atë për pjesëmarrje në vrasjen e 11 të burgosurëve, kryesisht shqiptarë, në kampin e UÇK-së në Llapushnik, si dhe për shkak të trajtimit të vrazhdë dhe torturimit të të paraburgosurve të tjerë kryesisht serbë, citojnë mediet njoftimin e Tribunalit.

Dy vjet më vonë, në shtator të vitit 2007, aktgjykimin e Tribunalit e konfirmoi Kolegji i Apelit i Tribunalit, duke refuzuar ankesën e Balajt, i cili pas kësaj u dërguar për vuajtje të dënimit të mëtejshëm në Francë.

Në arsyetimin e vendimit të kryetarit të Tribunalit, Patrick Robinson, theksohet se sipas rregullave të gjykatës, i dënuari ka të drejtë për lirim të parakohshëm pasi të vuajë dy të tretat e dënimit. Gjykatësi Robinson ka vlerësuar se Balaj, sipas raporteve të autoriteteve franceze, nuk ka dhënë shenja se është përmirësuar gjatë vuajtjes së dënimit. Ai në vendim citon se në bisedë me psikologun francez “Balaj ka manifestuar mohimin dhe refuzimin të marrë përgjegjësitë për veprat e veta”.

“Ai mohon çfarëdo përzierje në veprat për të cilat është dënuar. Por ai pranon dënimin...që ia atribuon ‘politikës’ sipas të cilës dikush duhet të bëhet viktimë për qëllime më të larta të paqes”, konkludon psikologu francez mbi Balajn.

Po sipas këtyre gjetjeve, në të cilat mbështetet kryetari i Tribunalit, “dhuna e brendshme, e pafrenuar dhe e pashfaqur që mban Balaj në vete, paraqet rrezik për shoqërinë”.

Balajn e kanë arrestuar dhe ia kanë dorëzuar Tribunalit forcat ndërkombëtare në Kosovë në shkurt të vitit 2003. Në Hagë ai u gjykua bashkë me Fatmir Limajn e Isak Musliun, të cilët u liruan nga fajësia për krimet në kampin e Llapushnikut.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Tribunali refuzon kërkesën e Balajt për lirim të parakohshëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum