www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHBA beson se BE do të drejtojë mirë dialogun Prishtinë-Beograd

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: SHBA beson se BE do të drejtojë mirë dialogun Prishtinë-Beograd   Wed Oct 20, 2010 12:14 am


Washington, 19 tetor - Zëvendës ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Tom Countryman tha se Kosova është vendi që ka ndryshuar më shumë se të gjithë të tjerët në rajon, gjatë 10 viteve të fundit, si një demokraci e re dhe një vend i ri i pavarur. Ai tha se vendi ka shumë punë për të bërë si çdo vend i ri shumetnik, përsa i takon zhvillimit të institucioneve . "Megjithatë, siç e pa edhe sekretarja e Shtetit gjatë vizitës së saj, ky është një vend i ri, me një krah pune në moshë të re dhe energjike, me një kushtetutë që është po aq e përparuar përsa i takon mbrojtjes së të drejtave të pakicave, sa edhe çdo kushtetutë në Evropë, dhe me vendosmërinë e udhëheqjes së saj për të formuar një shoqëri demokratike, Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm", tha Countryman, raportoi "Zëri i Amerikës".
Countryman vlerësoi përparimin e realizuar nga Serbia dhe tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat e saj euroatlantike. Ai tha se vendosja e një dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një nga sfidat kryesore në rajon. Countryman tha se Shtetet e Bashkuara kanë besim se Bashkimi Evropian do ta drejtojë dialogun në mënyrë të tillë që të japë rezultate. "Në një mënyrë që e bën të qartë se një dialog mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një ndeshje basketbolli, nuk është një lojë pokeri, nuk është një lojë ku do të ketë një fitimtar dhe një humbës. Është një proces që duhet të jetë praktik, me imagjinatë, që duhet të jetë edukativ për të dyja palët". Ai tha se megjithëse mund të mos jetë një proces i shpejtë, Shtetet e Bashkuara kanë besim tek rezultati përfundimtar që do të arrihet.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

SHBA beson se BE do të drejtojë mirë dialogun Prishtinë-Beograd

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum