www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shala: Nuk sugjerojmë rritje pagash

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Shala: Nuk sugjerojmë rritje pagash    Wed Oct 20, 2010 12:15 am



Prishtinë, 19 tetor – Buxheti i vitit 2011 do të ketë ngushtime dhe tkurrje të mëdha nëse procesi i shitjes së Postë -Telekomit vonohet. Deklarimet për rritje të pagave për sektorët socialë, mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësorë do të mbesin vetëm deklarime nëse PTK-ja nuk shitet sa pritet. Megjithatë, gjatë 2011, sipas parallogarive buxhetore, pritet të bëhen shkurtime buxhetore për të gjithë sektorët, me përjashtim të transportit dhe të energjisë. Në një intervistë të dhënë për “Kohën Ditore”, ministri aktual i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ka thënë se buxheti i shtetit do të varet ngushtë edhe nga “infuzionet” që do t’i marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Komisioni Evropian.
Ne kemi planifikuar që gjatë gjithë qarkut të vitit 2011 të hyrat nga procesi i privatizimit të jenë rreth 300 milionë euro, thotë Shala. Kjo shpeshherë është keqkuptuar si vlerësim i aseteve të PTK-së dhe dua të sqaroj se ky nuk është një vlerësim, por është një prognozë shumë pesimiste, nëse mund të quajmë ashtu, do të thotë më e ulëta e mundshme, duke mos paragjykuar shkallën e aksioneve. Se sa do të jenë ato, ju e dini se ka pasur propozim për 51 %, 59 %, 67%, dhe qind për qind. Ne për të qenë të sigurt kemi vënë pragun më të ulët të mundshëm të të hyrave nga ky proces dhe si të tillë e konsiderojmë të realizueshëm.

I pyetur se nga nga do të mbulohet dallimi midis shpenzimeve të parallogaritura për vitin 2011 prej rreth 1 miliard e 426 milionë eurove dhe të hyrave , po ashtu të parallogaritura, rreth 1 miliard e 106 milionë, ministri Ahmet Shala u përgjigj: nga të hyrat e rregullta, nga të hyrat e nivelit qendror dhe atij lokal, të cilat kanë performuar shkëlqyeshëm, nga ndihmat e donatorëve, që parashihen 30 milionë euro, kanë mbërritur sivjet në buxhet dhe 20 të tjera, i presim deri në fund të vitit. Po ashtu në vitin e ardhshëm i presim rreth 70 milionë të hyra euro nga donatorët dhe një performim më të mirë të të gjitha këtyre institucioneve gjegjëse, të cilat janë konform të reflektuara në prognozat tona buxhetore.
Shala shprehet i bindur se nuk do të ketë krizë buxhetore.
“Në të gjitha parashikimet, madje edhe në buxhetin për vitin 2013, nuk shihet asnjë problem deficitar, në qoftë se jemi të kujdesshëm në aprovimin e disa ligjeve sociale. Në një anë, në rritjen e investimeve publike, në ruajtjen e dinamikës së proceseve që lehtësojnë ngarkesat buxhetore dhe thithin investimet e huaja dhe në anën tjetër me vënien nën kontroll që kanë paketa të mëdha sociale, siç janë Ligji i veteranëve të Luftës, Ligji i Punës, Ligji i Pensioneve, Ligji i Partive Politike, Ligji i Prishtinës. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që mos ta ngarkojmë barrën sa nuk e mban”, shprehet ai.
Sipas tij, programi i Fondit Monetar do të mundësojë që 108 milionë euro të derdhen në balancën bankare, ndërsa në të njëjtën kohë donatorët, si Komisioni Evropian dhe Banka Botërore, do të derdhin paratë e premtuara për ndihmë të drejtpërdrejtë buxhetore të pakushtëzuar. Ato janë 150 milionë euro nga Komisioni Evropian që do të vijnë në tri transhe, sivjet 50, vitin e ardhshëm 50 dhe vitin tjetër 50, dhe nga Banka Botërore 20 milionë dhe ka gjasa që t’i kemi edhe 5 ose 7 milionë më shumë, dhe këto bëjnë 210 milionë euro për tre vjet, 2010, 2011 dhe 2012.
Dhe edhe këta 108 milionë, që bëjnë 318 milionë euro, para falas që jepen për zhvillimin ekonomik. 210 milionë janë falas dhe 108 milionë janë “stand-by” aranzhime.
Duke sqaruar disiplinën buxhetore, megjithatë ai tregon se më 2009 kemi pasur 264 milionë rroga, më 2010 i kemi 325 milionë. Vitin e ardhshëm do të kemi më shumë sesa këtë vit për 24 milionë euro për rroga. Megjithatë ne kemi një buxhet për rroga më të larta sesa në vitin paraprak.
Ai thotë se deri më 31 tetor duhet ta dorëzojmë planin buxhetor siç e parasheh ligji (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Shala: Nuk sugjerojmë rritje pagash

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum